Korea e Veriut lëshon dy raketa, reagon SHBA: Veprim shqetësues dhe provokim

Koreja e Veriut ka hedhur dy raketa me rreze të mesme veprimi Rondog në Detin e Japonisë, i cili në Korenë e Jugut njihet si Deti i Lindjes.Agjencia koreano-jugore e lajmeve, Yonhap tha se raketat që u hodhën sot herët kanë një rreze veprimi prej rreth 1300 kilometrash. Në njoftim thuhet se raketat fluturuan rreth 650 kilometra.Departamenti i Shtetit konfirmoi hedhjen e raketave, duke e quajtur këtë veprim “shqetësues dhe shkallëzim provokues”. Departamenti i Shtetit tha se Koreja e Veriut nuk dha asnjë paralajmërim për këtë veprim i cili ishte një shkelje e qartë e rezolutave të OKB-së kundër programit koreanoverior të raketave balistike.Hedhja e raketave ndodhi ndërkohë që udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Koresë së Jugut u takuan në Holandë, ku temë kryesore e bisedimeve ishte programi bërthamor i Koresë së Veriut.Dje para fillimit të takimit, presidenti amerikan Barak Obama tha se thellimi koordinimin midis Uashingtonit, Tokios dhe Seulit, duke përfshirë "bashkëpunimin ushtarak që përfshinë stërvitje të përbashkëta," është me rëndësi jetike për trajtimin e çështjes së Koresë së Veriut.Veprimet e fundit të Phenianit mund të jenë një përgjigje ndaj takimit trepalësh mes Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Koresë së Jugut.