Nishani-Baze, “luftë” për Gjeneralin e NATO-s: Shefi i Shtabit u fut në lojë politike

Luftë në “Trekendeshin e Bermudes” Presidencë-Ministri e Mbrojtjes-Shtab i Përgjithëm i Forcave të Armatosura. Presidenti i Republikës përmes zërit të zëdhënëses ka deklaruar zyrtarisht se urdhri i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm që kundëradmirali, Kristaq Gërveni, të kthehet në atdhe i ka marrë kompetencat.“Presidenti i Republikës dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura u njoh me deklaratën për shtyp të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të datës 25 mars 2014.Presidenti i Republikës shpreh shqetësimin e thellë për përmbajtjen e kësaj deklarate dhe përfshirjen e njerëzve në uniformë në debatin politik të ditës.Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë përmes kërkesës që i adreson Kundëradmiralit Kristaq Gervenit për të zbatuar urdhrin administrativ të Ministrit të Mbrojtjes për t’u kthyer në Atdhe pa dalë Dekreti i Presidentit të Republikës, as më shumë e as më pak, po i kërkon këtij ushtaraku të lartë të braktisë detyrën. I vetmi autoritet ligjor dhe kushtetues që urdhëron përfundimin e detyrës së Përfaqësuesit Ushtarak të Republikës së Shqipërisë në NATO është Presidenti i Republikës” tha ajo.Kreu i Shtetit kritikoi FA-në se po humbasin pavarësinë.“Në deklaratën për shtyp duke cituar: “…urdhri administrativ për dorëzimin e detyrës dhe kthimin në Atdhe nuk cenon kompetencat e Presidentit të Republikës, por thjesht rregullon marrëdhëniet mes punëdhënësit dhe punëmarrësit pasi Gervenit i ka mbaruar afati 3- vjeçar i qëndrimit në detyrë”, Shtabi i Përgjithshëm i FA:1 – Ka bërë një akt që nuk është pjesë e detyrave të tij, ka tejkaluar kompetencat.2 – Është bërë interpret i kompetencave të Presidentit të Republikës, që është absolutisht e palejueshme.3 – Është përfshirë në një debat me dy superiorë, Presidentin e Republikës dhe Qeverinë, çka është një dëmtim i hierarkisë shtetërore.4 – Ka ndikuar në krijimin dhe shtimin e një konfuzioni ndërinstitucional, aq të papranueshëm dhe të dëmshëm, veçanërisht në periudhën që po kalojmë.5 -Ka prodhuar propagande, që është një akt i pastër i njëanshmërisë politike, i paimagjinueshëm për një institucion ushtarak të një vendi pluralist, për më tepër anëtar i NATO-s” theksoi zëdhënësja e Presidentit.Në mes te debatit dhe përplasjes institucionale që ka shkaktuar urdhri për largimin e tij si atashe i Shqipërisë në NATO, një letër që mban firmën e Kritaq Gërvenit në 4 mars të këtij viti thotë se vetë kundëradimrali ka kërkuar largimin nga FA pasi ka aplikuar për të punuar në strukturen e NATO-s, në agjencinë e Mbeshtetjes se Aleancës dhe për këtë kërkonte mbështetje nga Ministria e Mbrojtjes.“Une e mbyll kete pranvere mandatin tim ketu si Perfaqesues Ushtarak i Shqiperise ne NATO. Do te kisha shume deshire qe te vazhdoj ne nje pune tjeter si ushtarak, por nisur nga kushtet konkrete, pergatitem qe te mbyll ndoshta edhe karieren time ushtarake. Do te ndjek proceduren e largimit nga Forcat e Armatosura duke respektuar te gjitha ligjet dhe regullat ne fuqi. Duke pare aftesite e mija, kualifikimet dhe eksperiencen, kam deshire te provoj te punesohem ne Strukturen e NATOs”.Letra i është drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes vetëm 3 ditë para se numri një i këtij institucioni të nxirrte urdhrin "Për dorëzim detyre të kundëradmiral Kristaq Gërvenit për pozicionin që ai mban prej vitit 2011 si përfaqësuesi ushtarak në misionin tonë në NATO”.Argumenti i Ministres ka qenë shkelja e ligjit nga ana e Gërvenit, i cili ka mbajtur gradën e gabuar në uniformë në një takim të 170 shefave të Mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s.Berisha reagon në fb: Këta nuk janë qeveritarë, por janë gangsterëTe dashur miq, prej tre muajsh klika mafioze ne pushtet, 24 ore mbi 24, vazhdon betejen anti-shtet kunder institucioneve kushtetuese dhe te pavarura te vendit. Ne revanshin e papermbajtur per pushtet personal, dyshja Rama - Meta, pas dekapitimit te nje seri institucioneve te pavarura, jane versulur me terbim kunder Presidentit te Republikes, marrjen me votim ne Parlament apo me urdher te thjeshte ministri te kompetencave te Presidentit.Keshtu, dy jave me pare, ata zgjodhen kreun e ILDKP pa dekret te Presidentit te Republikes siç e kerkon ligji, kurse kete jave Edi Rama urdheroi nepermjet konfidentes Kodheli, ne thyerje te Kushtetutes, kthimin ne Shqiperi te admiralit Gerveni nga misioni i NATO-s, detyre ne te cilen eshte emeruar me dekret te Presidentit te Republikes dhe nga e cila mund te largohet vetem po me dekret te Presidentit te Republikes.Ky eshte akti i atyre, qe te verbuar nga pushteti personal, nuk njohin ligj as dhe maliq. Qytetare dhe qytetar ne duhet te ngrihemi kunder kesaj klike gangsteresh neobllokmene qe per pushtetin e tyre personal shkelmojne çdo dite Kushtetute, ligje, shtet dhe institucione!