Tepelenë, arrestohet ish-efektivi i policisë, Klemend Imeri në kërkim për tentativë vrasje

Kapet dhe ndalohet një ish-polic i komunës Lopëz Tepelenë për "Tentativë Vrasje" dhe Palgosje të dy vëllezërve. Efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar "Dhëmbeli", për kapjen e një personi të shpallur në kërkim për Tentativë vrasje dhe plagosje me armë zjarri.Si rezultat i operacionit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit, Klemend Imeri, 29 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan të rrethit Tepelenë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi , më datën 25 .06.2013, në vendin e quajtur Kozaricë në afërsi të fshatit Dhëmblan, pas një konflikti për motive pronësie ka tentuar të vrasë me armë zjarri dy vëllezërit H.S.e G.S, nga fshati Dhëmblan, të cilët kanë mbetur të plagosur nga të shtënat, por jashtë rrezikut për jetën .Klemend Imeri në atë periudhë ishte me detyrë polic i Komunës Lopëz Tepelenë dhe armën e zjarrit pistoletë e mbante a leje. Kapja e tij u bë në malin Dhëmbel gjatë operaciont të koduar “Dhëmbeli”.Materialet i kalun Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.