Reforma në pensione, jo kusht i FMN-së, Veliaj: Nuk ka rritje moshe për ata në prag pensioni

Ministri Veliaj ka pranuar se do të ketë rritje të moshës së daljes në pension, por jo për atë kategori që është në prag të pensionit. Ministri i Mirqënies Sociale dhe Rinisë ka shpjeguar se reformimi i skemës së pensioneve është i domosdoshëm dhe shumë shpejt qeveria do të miratojë një nga propozimet e dorëzuara për këtë skemë. Në lidhje me këtë reformë, Veliaj ka kërkuar edhe mbështetjen e opozitës për ta votuar në parlament."Nuk do të ketë rritje të moshës së daljes në pension për ata që janë në prag pensioni. Reforma në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve duhet të ishte realizuar më përpara. Ne i kemi votat për të kaluar reformën dhe do bëjmë atë që është e arsyeshme, por ftojmë opozitën të miratojmë me konsensus projektligjin për pensionet", tha ministri Veliaj.Këtë deklaratë Veliaj e bëri pas prezantimit të analizës vjetore të punës së Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe prezantimit të Arkivit Qendror të këtij institucioni, i cili ka nisur dixhitalizimin e të dhënave.Ministri kërkoi angazhim më të madh për mbledhjen e borxheve të kontributeve të akumuluara në vite.“Në vitin 2013 u transferuan përmes ISSH në buxhetet familjare 93.6 mld lekë me një rritje prej 2012 me 6%. Të ardhurat e programuara nga kontributetet u realizuan me 106%, duke akumuluar mbi 2 mld lekë më shumë se në 2012. Në këtë drejtim eufori poziteve është regjistruar sidomos në dhjetor me drejtuesit e rinj. Me gjithë përmirësimet e bëra, programi i të ardhurave që mblidhen nga tatimet përsëri rezultuan me mosrealizim, nga 48.4 mln lekë u realizuan 48.2 mln. Kujdes më i madh duhet të tregohet në mbledhjen e borxheve kontributive që kemi, pasi niveli I tyre tre vitete e fundit është rritur ndjeshëm duke arritur në 9 mld lekë. Një nga arsyet pse kemi realizuar disa nga qëllimet tona është se kemi pasur edhe ambicie të vogla për potencialin që ka ky institut për çështje të konfigurimit të skemës. Kemi bërë maksimumin me një skemë të dalë jashtë kontrollit”tha ai.Sistemi i sigurimeve shoqërore dhe pensioneve duhet të reformohet, shtoi më tej Veliaj, ndërsa paralajmëroi penalitete për kompanitë që nuk deklarojnë pagesat reale të punonjësve.“Kemi pasur një përmirësim të ndjeshëm në skemën e pensioneve.Është një aksiomë, siguri, inovacion dhe progres. Kur vjen puna tek pensionet njërëzit kërkojnë një lloj sigurie, kërkojnë invacion pra një shtet modern dhe kërkojnë dhe progres, nëse çmimet po rriten pse nuk duhet të rriten pensionet. Do doja që në punën tuaj të uishin këto tre parime motivuese për të ecur përpara. Ky institucion është ndoshta është institucioni më i rëndësishëm financiar në vend, por dhe social. Buxheti i këtij institucioni ka arritur 1 mld dollarë, po kështu nga numri i popullësisë që menaxhon përbën pjesën më të rëndësishme të buxhetit të përgjithshëm të shtetit. Sistemi i Sigurimeve Shoqërore gjendet në udhëkryq ku do na duhet të marrim vendime të rëndësishme, por dhe ti komunikojmë sëbashku.Sistemi tregohet i pabarabartë me kontributorët dhe nuk prodhon elementë nxitës dhe stimuluese si për rritjen e nivelit të financimit përmes kontributeve, ashtu edhe pensione më të larta që përballojnë çmimet aktuale. Shpesh herë rritja e pensioneve është bërë mbi mundësitë e ekonomisë dhe pa mbuluar nga mbledhja e kontributeve, duke e përdorur në funksion të politikës dhe këtu nuk bëj dallim në të majtë dhe të djathtë dhe kjo ka ndikuar në qëndrushmërinë fiskale të sistemit.Përtej politikave keqpërdoruese, duhet të fokusohemi në punën e përditshme të institucionit, për përmirësimin në administrim, për dixhitalizimin e regjistrave. Nevojitet deklarim e pagave reale, pasi sistemi i sigurimeve po has vështirësi. Do të shtohen penalitetet për ato kompani që nuk deklarojnë pagesat reale të punonjësve” deklaroi Veliaj.Ministri foli edhe lidhur me marrëdhëniet e intitucionit në raport me shtetet e tjera, duke pranuar se negociatat me fqinjet Greqi dhe Itali, ku është i përqëndruar edhe numri më i madh i emigrantëve shqiptarë vazhdojnë të mbahen pezull, kjo edhe nga kriza që ka prekur këto vende.“Në marrëdhëniet me shtetet e tjera kemi mbyllur marrëveshjen me Belgjikën dhe jemi gati për nënshkrimin e marrëveshjes me Rumaninë, Hungarinë, Maqedoninë, Çekinë dhe Luksemburgun. Personalisht jam interesuar për hapjen e negociatave me Italinë dhe Greqinë, pasi sensibiliteti është më i lartë në vendet ku dhe përqëndrimi i emigrantëve shqiptarë është më i lartë, por fatkeqësisht janë ndër vendet që janë prekur më shumë nga kriza dhe është e kuptueshme edhe hezitimi që kemi pasur nga këto vende për të filluar dhe ecur shumë shpejt me këto negociata” përfundoi Veliaj.