Të sfidosh sëmundjen me libra, vajza që merr serumin duke bërë detyrat
Sarën e takojmë pas 3 muajve, sërisht në terapinë e saj për leuçemin, në shërbimin e onkohematologjisë në QSUT. Edhe pse në dhimbjet për trajtimin e sëmundjes së saj, për të nisi ora e parë e mësimit, por në shtatin e shërbimit të pediatrisë. E para është matematika, pasioni i vajzës.Pas matematikës, për Sarën do të nisin mësimet dhe detyrat e lëndëve të tjera. Për të, Ministria e Arsimit, DAR në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, kanë vënë në dispozicion një mësuese me qëllim që të mos ngelen pas në mësime, gjatë kohës që këta fëmijë qëndrojnë në spital. Për Sarën, 3 orë mësimi janë mëse të mjaftueshme për të mësuar.Shefja e shërbimit, Anila Godo, tha se kjo mënyrë i ndihmon fëmijët jo vetëm në të mësuar por edhe në shërimin e tyre.Ka qenë një kërkesë e mjekes Godo që mësimi të zhvillohet me orë të caktuar për fëmijët e hospitalizuar, ndërsa Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë shpreh angazhimin duke bërë që si për Sarën, po ashtu edhe për fëmijët e tjerë, të ketë orë mësimore. Në këtë rast, nxënësit dhe prindërit duhet të kenë më tepër vullnet.