Regjistri kombëtar i përdoruesve të ujit: Ja 2000 “gogolët” e vendit

Ministria e Mjedisit për herë të parë ka një regjistër kombëtar për përdouesit e burimeve ujore. Kjo përcaktohet edhe me ligjin i cili ka hyrë në fuqi në dhjetor të 2013-ës. Qëllimi është që në këtë rast Ministria të ketë një inventar për të gjitha subjektet, bizneset e ujësjellësit si përdorues të ujit. Deri më tani janë evidentuar 2000 subjekte në të gjithë vendin, që ilegalisht konsumojnë ujin.Drejtori i Politikave të Burimeve Ujore në Ministrinë e Mjedisit, Ilir Memko, thotë se ky inventar e ndihmon Ministrinë edhe në hartimin e politikave të saj.Nevoja e këtij regjistri kombëtar i përdoruesve të ujit, erdhi pasi deri në 2014-ën nuk ka patur asnjë të dhënë zyrtare se sa burime ujore janë dhe sa shfytëzues ka për to.