Zbulohet baza e tritolit në Korçë, arrestohen 4 persona në fshatin Bulgarec
Zbulohet një bazë municionesh në një fshat të Korçës. Forcat e Posaçme Operacionale të policisë së këtij qarku gjatë një aksioni të realizuar në një banesë në Bulgarec gjeti dhe sekustroi në cilësinë e provës materiale 30 kallëpe tritol, 2 arka me fishekë dhe një 1 mitraloz.“Nga Shërbimet e Policisë së Drejtorisë të Qarkut Korçë në bashkëpunim me Njësinë Operacionale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme, rreth orëve të para të mëngjesit u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Lozhan”. Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe sekuestrimi:- Një sasie prej 66 (copë) kallëpe tritol- Një sasi tritoli në forma të ndryshme rreth (35 copë)- Një mitroloz i rëndë 12.7 mm- 2 kuti metalike të mbushur me fishekë model 56- Një pako detonator"thuhet ne njoftimin e policise.Ndërkaq policia e Korçës ka vënë në pranga dhe tre persona të dyshuar si posedues të bazës së municioneve:- Vasiljan Thedhor Plasari, 19 vjeç, banues në Bulgarec, Korçë,- Sergei Xhemal Cenolli, 22 vjeç , banues në Vashtemi, Korçë,- Halil Istref Agolli, 26 vjeç, banues në Lozhan, Korçë,si dhe u bë shpallja në kërkim e një shtetasi tjetër.Shtetasit e mësipërm ishin duke udhëtuar në drejtim të qytetit të Korçës me një automjet BMË dhe u kapën në fshatin Lozhan duke transportuar sasinë e tritolit. Nderkaq vijon aksioni i kontrollit edhe në banesa të tjera.




