PD nuk heq dorë nga çështja Xhuka, Rama sërisht në Kushtetuese për ILDKP

Partia Demokratike, ka ankimuar ne gjykaten Kushtetuese, per ta shpallur si te pavlefshem proçeduren e ndjekur nga parlamenti per shakarkimin e kryeinspektores se ILDKP-së dhe emerimin e Shkelqim Ganajt, ne krye te ketij institucioni.Juristet demokratë, ne kerkesen drejtuar gjykates Kushtetuese argumentojne se shkarkimi i Xhukes eshte bere ne shkelje te parimit te ligjshmerise dhe proçedurave parlamentare.Ne kete aspekt ligjvenësit demokratë argumentojne se seanca plenare e datës 20.02.2014, eshte thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe në shkelje të rregullave proçedurale që garantojnë një proçes të rregullt ligjor. Lidhur me kete, ata i kerkojne gjykates Kushtetuese shpalljen si të pavlefshëm të vendimit të Kuvendit "Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive".Kjo eshte kerkesa e dyte qe gjykata Kushtetuese duhet te marre ne shqyrtim, per shkarkimin e kryeinspektores se ILDKP-së, pasi dhe institucioni i Presidentit ka paditur Kuvendin, me argumentin e marrjes se kompetencës.