Basha zbulon kushtet për Ramën: Të tregojë seriozitet, të mos bëjë show

Para deputeteve demokratë, kryetari Lulzim Basha ka renditur publikisht kerkesat per te cilat Kryeministri, Edi Rama, duhet te kete pergjigje para se te ulet ne diskutimin "sy me sy" te kerkuar prej tij.“Siç e dini mora një letër të hapur prej Kryeministrit ku më ftonte ta takoheshim për çështjen e reformës territoriale-administrative.Letra që kam marrë dhe letra që kam kthyer janë tashmë të njohura për gjithë publikun.Kjo reformë, për vetë rëndësinë dhe përmasat që ngërthen, kërkon si minimum konsensus politik dhe si optimum kushtetues konsensus dhe gjithpërfshirje të publikut.Të zbatojnë menjëherë, pa asnjë hezitim dhe ekuivok vendimet e Gjykatës Kushtetuese për Nëpunësin Civil dhe INUK-un. Të zbatojnë vendimet e gjykatave të vendit për kthimin në vendin e tyre të punës të të gjithë burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave të administratës publike të larguar nga puna në mënyrë të paligjshme. Mazhoranca duhet të tërheqë fare nga axhenda e Kuvendit, dhe jo t’i shtyjë, projektet e tyre arbitrare për Nëpunësin Civil dhe AMA-n. Mazhoranca duhet të heqë dorë në mënyrë të qartë e përfundimtare nga sulmet kundër institucionit të Presidentit të Republikës dhe institucioneve të pavarura, të tërhiqen nga marrja arbitrare e kompetencave të Presidentit si në rastin e shkarkimit të kreut të ILDKP-së” tha ai.Teksa tha se opozita eshte e gatshme per dialog, Lulzim Basha, nuk e kalon pa dyshim kerkesen e Kryeministrit per tu ulur dhe gjetur urat e bashkepunimit.“Për kundërshtarët tanë, dialogu, siç mund të jetë shprehje e një reflektimi pozitiv dhe kthimi nga rruga pa krye e arbitraritetit dhe arrogancës, mund të jetë edhe një lojë politike, një manovër meskine për të kaluar një situatë, për t’i hedhur hi syve dikujt, për t’u dukur çfarë nuk janë.Në parim, do të ishte mjerim i madh të kesh një koncept të tillë për dialogun. Por do të ishte edhe pa asnjë vlerë praktike gjithashtu. E vërteta del. Koha ka treguar se dialogu për dialog është edhe më keq se përballja në pasojat negative që prodhon.Për ne dialogu ka qenë dhe është vlerë, ka qenë dhe është një mjet i pazëvendësueshëm për çuarjen përpara të reformave, ka qenë dhe është një mendësi e marrëdhënieve me njëri tjetrin, me shoqërinë civile, me njerëzit e lirë, me palën kundërshtare; ka qenë dhe është mendësia për t’i ballafaquar dhe jo për t’i majisur problemet, për t’i zgjidhur e jo për ti fshehur.Në kulturën dhe sjelljen tonë, vlera e dialogut në parim u mbivendoset pengesave që e vështirësojnë atë, qëndron mbi to.Ndërkohë, ne e kemi shumë të qartë se ekziston një kulturë dhe një etikë e tërë e dialogut, ekzistojnë norma dhe standarde që duhen respektuar me qëllim që dialogu të jetë i pasforcuar, i natyrshëm, i sinqertë, konkret, produktiv, i përligjur me rëndësinë e çështjes, pra të mos jetë për fasadë, të mos jetë shou” theksoi Basha.Ne mbledhjen e grupit demokrat kryetari, Lulzim Basha, u ndal dhe tek denoncimete fundit te Partise Demokratike ne lidhje me emerimet ne drejtorite e larta ne vend te personave me preçedent penal. Sipas tij, e vetmja e re qe mazhoranca ka sejlle per administraten eshte krimokracia dhe jo meritokracia.“Një çështje madhore në vete e evidentuar gjatë javës së kaluar është promovimi në poste drejtuese nga kjo qeveri e personave me precedentë penalë dhe rekorde kriminale. Javën e kaluar, vetëm në katër ditë ne kemi bërë katër denoncime me emra konkretë. Shqiptarët janë skandalizuar duke parë se dyshja Rama Meta në poste kyçe të administrimit të vendit i kanë varur ujkut mëlçitë në qafë, siç thotë populli. Aty ku certifikohet siguria ushqimore, emëruan një prodhues dhe trafikant të ushqimeve dhe pijeve fallso. Aty ku kontrollohet cilësia e kujdesit shëndetësor, një kontrabandist ilaçesh. Aty ku duhet ti ofrohen rinisë perspektiva dhe shanse punësimi, një person në kërkim ndërkombëtar për kontrabandë cigaresh. Në portin më të madh të vendit , një person të dënuar për trafik droge. Sipas të dhënave tona, fenomeni është në përmasa shumë shqetësuese. Është e tmerrshme kur dëgjon se Shqipëria e qeverisë Rama-Meta po konsiderohet çdo ditë e më shumë si vendi ku krimi jo vetëm punësohet me përparësi, por kërkon dhe ia ka arritur në shumë fusha dhe zyra të jetë në timon. Të denoncuarit me fakte nga opozita po japin dorëheqjen dhe mirë bëjnë. Nuk ka dyshim se emërimi i tyre është bërë në kundërshtim me ligjin, rregullat dhe kriteret. Emërimi i tyre provon falsitetin e meritokracisë që predikon qeveria Rama-Meta. Jo meritokracia, por krimokracia është e reja që kanë sjellë. Dhe kjo duket qartë edhe në qëndrimet që mbajnë, duke u mjaftuar me heshtjen vetëkompromentuese për dorëheqjet e atyre që kap me fakte opozita” deklaroi ai.