Abuzimet me energjinë të pandëshkuara gjatë 2013-ës, vetëm 3 dënime nga Gjykata
Ndërkohë që qeveria do të ashpërsojë dënimet për këdo që vjedh apo shkatërron sistemin energjitik në Shqipëri, dënimet me burg për këtë vepër penale kanë qënë egzistuese në kodin aktual, pavarësisht se nuk kemi asnjë person prapa hekurave. Fatura e enegjisë elektrike është një nga më të kontestuarat nga shqiptarët, pasi gjithmonë ka ankesa për abuzime, por ku vjen puna tek përgjegjësit shumë pak gjykohen dhe asnjë nuk shkon në burg.Për vitin 2013 në Gjykatën e Tiranës janë dënuar vetëm 3 persona vjedhje të energjisë, ndërkohë që kodi penal aktual e konsideron vepër penale dhe parashikon dënim deri në 3 vjet burg. Por edhe këta tre persona nuk janë dërguar në burg, duke u lënë në liri me kusht nga Gjykata. Më dramatike paraqitet situata me personat të cilët kanë shkatërruar sistemin e shpërndarjes së energjisë, me vetëm dy të dënuar për vitin e kaluar edhe ata po në liri me kusht, pavarësisht se dëmtimi i shtyllave elektrike apo vjedhja e telava të tensionit të lartë, kanë qënë të shpeshta.Me interes priten hetimet për 15 të arrestuarit në muajin dhjetor, kryesisht faturues të kompanisë CEZ, të cilët kanë abuzuar me faturat e mbi 10 mijë qytetarëve.