Rama ok paketës së legalizimeve: Do jeni pronarë të shtëpive tuaja, fund zvarritjeve

Ndërsa vulosi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ligjin e legalizimeve, kryeministri Edi Rama është rikthyer në një nga zonat më informale, në Paskuqan, për të ndarë lajmin e mirë me banorët, por dhe kënaqësinë për një premtim të mbajtur. Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri Rama theksoi se ky vendim, që pritet të miratohet në Kuvend, do të hapë një epokë të re për mbi 200 mijë familje që presin prej vitesh legalizimin e shtëpive të tyre.“Sot në mbledhjen e qeverisë ne miratuam ndryshimet me themel që i kemi bërë ligjit të legalizimeve. Këto ndryshime, do ti kalojnë për miratim përfundimtar parlamentit dhe do të na garantojnë që ne t’i qëndrojmë atij zotimi që ju kemi dhënë dhe që ju dhe mbi 200 mijë familje që presim prej vitesh legalizimin të mund të bëhen pronarë të shtëpive të tyre. Dhe shtëpitë të kthehen nga kapitale të vdekura, në kapitale të qarkullueshme që do ndihmojnë ekonominë e familjes suaj. Ne kemi pasur një plan shumë të qartë për legalizimet dhe dua ta kujtoj që unë personalisht bashkë me Lamen dhe disa të tjerë kemi qenë të parët që kemi folur për legalizimet, kur ishim në bashkinë e Tiranës në fillim të rrugëtimit tonë për të transformuar Tiranën.”- u shpreh kryeministri.Kryeministri Rama theksoi se qeveria e tij e njeh legalizimin si detyrim vetëm për ata që kanë ndërtuar një shtëpi për të futur kokën, ndërsa për shtëpitë e dyta legalizimi do të bëhet me faturë të plotë.“Ne morëm vendimin që gjithë proçesin ta bëjmë falas.Ndryshimet do të na bëjnë ti qëndrojmë zotimit që kemi dhënë për legalizimin. Ne kemi pasur një plan shumë të qartë për legalizimet dhe dua ta kujtoj, ne kemi qënë të parët në Shqipëri që kemi bërë plan për legalizimet. Por plani pësoi një ndryshim të rëndësishëm në fund të fushatës, ku duke dëgjuar qytetarët u përballëm me faktin se familje të panumërta kishin përgatitur letra deri edhe 3 herë. Shtëpitë do të kthehen në kapital të qarkullueshëm:. Në 8 vjet 160 mijë familje nuk kishin marrë përgjigje. Ne morëm vendimin që gjithë proçesin ta bëjmë falas. Vec faturës së shtetit u është dashur të paguani edhe atë të pushtetit. Në dy vjet janë hapur shumë gjyqe prej legalizimeve kuturru. Nëse ne do të bëjmë legalizimin falas, do të marrim lekët nga ata që kanë dhënë. Legalizimi bëhet si një borxh ndaj gjakut dhe sakrificave ndaj atyre që janë pronarë të një shtëpie ku kanë hedhur të gjithë djersën. Paketa jonë është shumë e plotë. Gjëja e parë që ndryshon është skema e veprimit e cila kthehet në të kundërt. Tashmë nuk shkon qytetari tek shërbimi por shërbimi që vjen tek familja. Skema e vlerësimit të trojeve, përsa i përket atyre trojeve që janë me pronarë apo shtetërorë do të ndryshojë se nuk mund të ketë të njëjtën vlerë toka. Nga ana tjetër ne kemi ndryshuar skemën e dokumentacionit. Kush do të bëjë dokumentacion, do të shkojë në hipotekë dhe do të bëhet pronar i shtëpisë. Këtë proces e kemi të përqendruar të zonat informale, sepse ka shumë familje që janë në vështirësi ekonomike, edhe për këto do të ketë trajtim të veçantë.Legalizimi bëhet në radhë të parë si një borxh ndaj gjakut, sakrificave dhe mundit të atyre që janë sot pronarë të një shtëpie ku kanë hedhur gjithçka kanë pasur. Për ata bëhet legalizimi në radhë të parë, të tjerët të rrinë në radhë dhe të paguajnë" tha ai.