Zbulohet letra e kundëradmiral Gervenit për Ministrinë e Mbrojtjes
Zbulohet letra e kundëradmiral, Kristaq Gervenit, per Ministrine e Mbrojtjes. Në këtë letër, admirali i kërkon nje zyrtari te larte te Ministrise se Mbrojtjes mbështjen për tu punësuar në strukturën e NATO-s, në kushtet kur mandati i tij si Perfaqesues Ushtarak i Shqiperise ne NATO mbyllet këtë pranverë.Letra e plotë:Pershendetje Zoti Arian,Siç mund te jeni ne dijeni nga nje e-mail qe keni mare nga Agensia NSPA, une ne daten 28 Shkurt kam bere nje aplikim per nje vend civil (ne nivel Drejtori) qe hapet ne 1 Shtator 2014. Per kete eshte ne dijeni vetem Ambasadori jone ne NATO. Zoti Leonard Demi.Une e mbyll kete pranvere mandatin tim ketu si Perfaqesues Ushtarak i Shqiperise ne NATO. Do te kisha shume deshire qe te vazhdoj ne nje pune tjeter si ushtarak, por nisur nga kushtet konkrete, pergatitem qe te mbyll ndoshta edhe karieren time ushtarake. Do te ndjek proceduren e largimit nga Forcat e Armatosura duke respektuar te gjitha ligjet dhe regullat ne fuqi.Duke pare aftesite e mija, kualifikimet dhe eksperiencen, kam deshire te provoj te punesohem ne Strukturen e NATO-s.Ne politiken e NATO-s kerkohet mbeshtetja nga institucioni per kandidatet. Ne rastin konkret, nga Agjensia NSPA me rekomandohet qe t'ju drejtohem Juve Zoti Arian per te mbeshtetur kandidaturen time.Neqoftese e gjykoni se kandidatura ime eshte e pershtatshme per t'u perfaqesuar ne Agjensine e Mbeshtetjes se NATO-s, kerkoj mbeshtetjen tuaj. Neqoftese gjykoni ndryshe, ju lutem me beni me dije qe te terheq aplikimin.Me respekt,Kristaq Gerveni