Kultivimi i drogës mbetet shqetësues, policia kërkon mbështetjen e pushtetit vendor

Policia e qarkut te Vlores ka organizuar analizen vjetore mbi luften kunder kultivit te bimeve narkotike "canabis sativa " ne territorin e këtij qarku.Ne takim ishin të pranishem prefekti i qarkut te Vlores, njëherazi edhe kreu i njesise task-force kunder narkotikeve, Besnik Dervishi, zv.drejtori i Pergjithshem per rendin dhe sigurine publike Altin Qato, zv.drejtori i pergjithshëm i luftes ndaj narkotikeve, Idajet Fasko, drejtues te policise se Vlores e asaj kufitare , si dhe kreret e njesive vendore.Drejtori i policise se qarkut te Vlores, Kastriot Skenderaj, tha se qarku i Vlores ka dhe riskun me te madh persa i perket kultivimit dhe trafikimit te lendes narkotike.Kultivimi i kanabis eshte intensifikuar nder vite, ndaj dhe lufta kunder kultivimit dhe trafikimit te tij eshte pare si prioritet i punes se policise dhe Ministrisë së Brendshme.Gjate vitit qe lame pas eshte dyfishuar sasia e droges se sekuestruar, si rrjedhoje e 48 megaoperacioneve jane asgjesuar 174 parcela. Ndersa zonat me problematike mbeten Vllahina Armeni, Kota etj.Zv.drejtori i pergjithshëm i luftes kunder narkotikeve tha se narkotrafiku penalizon vendin tone drejt integrimit ne BE, ndërsa kërkoi nje bashkrendim me të mire nderinstitucional ne luften kunder tij, me synim te qarte luften kunder kultivimit e trafikimit te narkotikeve.