Publikohet video e kamerave të sigurisë, pamjet e grabitjes më të "rrallë" në Korçë

Strukturat për Krimet e Rënda, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Nestor Ruço, 35 vjeç, banues në lagjen nr. 10, Korçë.Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet të jetë autori i vjedhjes me armë, në datë 19.03.2014 të kazinosë “Admiral” në lagjen 12, Korçë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22.10 minuta.Ai arriti të përvetësojë me anë të kërcënimit të dy punonësve të sallës së lojërave të fatit, shtetasit A.V, dhe M.Z , një shumë prej rreth 150 000 lekësh.