Abuzimi me energjinë vepër penale, qeveria: Ja kush rrezikon burgun

Ashpërsohet dënimi për të gjithë ata që vjedhin energjinë elektrike. Koli Bele, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë dhe Energjisë, ka shpjeguar ndryshimet e bëra në Kodin Penal. Për konsumatorin familjar dënimi me burg parashikohet 1 deri në 3 vite burg, ndërsa për bizneset automatikisht shkon në 5 vite.Bele ka shpjeguar se me burg do të dënohen edhe ata persona që do të ndërhyjnë në sahatet matës ose do ti dëmtojnë ata qëllimisht.Këto ashpërsime të Kodit Penal kanë ardhur në një kohë që humbjet e energjisë janë shumë të mëdha duke e futur sistemin energjitik në një ngërç financiar