Lezhë, tentuan të vjedhin një banesë gjatë natës, në pranga dy persona

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona nën akuzën e vjedhjes. Sokol Palushi 41 vjeç dhe Abdulla Pasha 49 vjeç u arrestuan nga blutë e Lezhës pasi gjatë natës kanë tentuar të vjedhin një banesë në fshatin Gramsh.Po sipas uniformave blu, Palushi e Pashaj dyshohet se janë autorë edhe të vjedhje së një dyqani në Dajç, ngjarje kjo e ndodhur vetëm dy ditë më parë.Ndërkaq gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Sokol Palushit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatik dhe 200 fishekë pa leje.Materialet proçeduriale lidhur me dy të arrestuarit iu referuan prokurorisë për hetime të mëtejshme.