Shahu në shkolla,Gerry Kasparov në Shqipëri për të mbështetur këtë projekt
Shahu, do të jetë si një lëndë më vetë në shkolla. Eksperienca në këtë rast është nga sukseset që ka patur ky sport në vendet europiane. Ky program ka sjellë në Shqiperi Grand Master i Shahut (ish-kampioni i botes) Gerry Kasparov, fondacioni i të cilit mbështet këtë risi.Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tha se kjo lojë që kërkon mjaft itnteligjencë do të futet në 10 shkollat e para 9-vjeçare dhe më pas në shkollat e tjera të vendit.Nikolla tha se reforma kurrikulare e arsimit parauniversitar do të jetë gati si kornizë në fund të muajit prill.Legjendari i sportit takoi edhe kryeministrin, Edi Rama, ku mori garancinë për t’iu përkushtuar këtij projekti.
“Ne jemi shumë të interesuar që ta zhvillojmë këtë projekt. Ne jemi shumë të përkushtuar që të vendosim në dispozicion të këtij programi të ri dhe inovativ gjithë kapacitetin tonë të mundshëm material dhe njerëzor, duke filluar me një numër modest shkollash, 10 të tilla, por me ambicien që ta zhvillojmë me shumë më tepër shpejtësi. Sepse, ne besojmë që përfshirja e shahut në procesin e edukimit është investim i drejtpërdrejt në rritjen e kapitalit njerëzor të gjeneratës tjetër. Duke pasur dhe një mjeshtër legjendar që na mbështet dhe na inkurajon, në radhë të parë me dijet e tij në këtë projekt të rëndësishëm, ne ndihemi më të sigurt sepse tek e fundit fare, unë dua të ndaj me ju një bindje;Vendet e pasura dhe ato më të pasura, nuk dallohen nga çfarë pasurie iu ka dhënë Zoti apo natyra, por nga sa dinë. Kush di më shumë ka më shumë, e kush di më pak, ka më pak. Sot, kush investon më shumë në dije, investon më shumë në mirëqenie, nesër. Kështu që, ky është një investim në dije, është dhe një investim në mirëqenie. Prandaj dhe për ne është një investim shumë i rëndësishëm, pikërisht për të bërë të mundur atë që fëmijët që të vegjël të fillojnë të mendojnë para atij ekranit, si e tha mjeshtri, jo vetëm mbi bazë numrash, por në bazë strategjish”tha Rama.
Nga ana e tij, ish-kampioni i botës tha se sporti i shahut është një instrument i përsosur në përgatitjen e brezit të ri për sfidat e arsimit modern.
"Besoj shumë fort se shahu i përket sistemit të arsimimit dhe do të ndihmojë që të përmbushen sfidat e arsimit modern të shekullit të 21. Është një instrument thuajse i përsosur për fëmijët në shkollat fillore që të gatisin mendjen e tyre për të përballuar sfidat e arsimimit modern.Takimi u mbyll me me dhurimin e librit për kryeministrin Rama që mban autororësinë e ish- kampionit botëror të shahut Kasparov.