Burgu i Drenovës, amnistia liron 14 gardianët, përfitojnë në total 60 të burgosur

14 gardianet te cilet vuajne denimin ne burgun e Drenovës brenda pak ditësh do të prekin lirinë. Kjo pasi ata do të përfitojnë nga projektligji per amnistine që mazhoranca kaloi në Kuvend vetëm disa ditë më parë. Lajmi është konfirmuar nga burime nga burgu i Drenovës, nga ku mësohet se gjithsej janë 60 persona që fitojnë lirinë.Përfituesit në burgun e sigurisë së lartë, do të jenë ata të dënuar që vuajnë burg deri në 3 vjet, ndërsa nga aministia perfitojne ulje denimi ne 1 vit edhe pjesa tjeter e te burgosurve qe vuajne denimin ne këtë burg.10 ditë më parë Gjykata e Faktit në qytetin e Korçës dënoi me 8.2 vite burg 19 gardianët, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre” pas arratisjes spektakolare të 7 të burgosurve nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë. Vetëm, njëri prej gardianëve është shpallur i pafajshëm, ndërsa për 4 të tjerë është pezulluar dënimi me burg dhe janë vënë në provë.Vuajtja e dënimit me burgim për gardianët fillon prej ditës që ata janë arrestuar në flagrancë nën akuzën “Shpërdorim në Detyre” dhe dënimi po kryhet në burg të sigurisë së zakonshme.Ndërkaq në total në shkallë vendi nga amnistia përfitojnë mbi 350 të dënuar, por që në të vërtetë, amnistia e propozuar nga Ministria e Drejtësisë, pas ndryshimeve të fundit në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, do të jetë më e gjerë se kaq.Sipas ndryshimeve të bëra edhe pas konsultimeve të vazhdueshme me grupet e interesit, do të përfitojnë edhe të burgosurit që u ka ngelur një ose një vit e gjysmë nga dënimi, me kushtin që të mos jenë përfshirë në krime të rënda.Nga ana tjetër, kategoritë që do të përfitojnë nga amnistia përfshijnë gratë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe të dënuarit, të cilët e kanë kryer krimin në moshë të mitur. Një tjetër aspekt i amnistisë lidhet ngushtësisht me dosjet penale të filluara nga prokuroria, ku një numër i madh procedimesh deri në 31 dhjetor 2013 do të mbyllen, pasi veprat penale do të përfshihen në amnisti.Ndërsa krimet e rënda, si vrasjet, kanosjet, vjedhjet me armë, aktet terroriste apo ato seksuale, nuk përfshihen në kategoritë që do të përfitojnë falje apo ulje dënimi.