Analizat për aneminë mesdhetare tani falas në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Të gjitha gratë shtatzëna për herë të parë kanë mundësi të bëjnë analizën për aneminë mesdhetare për të shmangur lindjet me ketë incidencë. Kjo anemi është e përhapur në vendet mesdhetare dhe në Shqipëri ku numri i të prekurve është i lartë kyresisht në zonën e Myzeqesë.Deri më tani kjo analizë është bërë vetëm në spitalet private me një kosto më të lartë për pacientët. Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, investimi në këtë laborator ka bërë që për të gjitha gratë që do të bëhen nëna përpos analizave të tjera rutinë të shtatzënisë të bëhet edhe ajo e çrregullimit të gjakut.Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj mori pjesë në këtë inagurim. Ai tha se kujdesin për gratë shtatzëna është kryesore dhe ky investim do të thotë me tepër siguri tek foshnjat.Laboratori i rinovuar erdhi si bashkëunim i ministrisë së shëndetësisë dhe fondacionit turk. Autoritetet turke vlerësuan si mjaft të rëndësishëm këtë investim në vendin kur mjekët turk kanë asistuar në mijëra lindje ndër vite.