Kreu i PD "Qytetar Nderi" i Deçanit, Basha: Kosova orientoi dhe Serbinë drejt Europës

Kosova përkujton sot 15 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-së, e cila i dha fund fushatës së spastrimit etnik në Kosovë. Fushata e bombardimeve që zgjati 78 ditë shënoi edhe kthesën e madhe në historinë dhe të ardhmen e Kosovës.Sot, Kosova dhe Deçani përkujtojnë edhe 16-vjetorin e epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin. Komuna e Deçanit ka zgjedhur këtë datë të veçantë në historinë e saj dhe të mbarë Kosovës, për t'i dorëzuar zyrtarisht titullin "Qytetar Nderi" kryebashkiakut të Tiranës, njeherësh kryetar i PD, Lulzim Basha.Në seancën solemne të Asamblesë Komunale të Deçanit, kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj ka vlerësuar kontributin dhe mbështetjen e fuqishme të zotit Basha, në procesin e shpalljes së pavarësisë dhe njohjes së saj ndërkombëtare."Është nder i veçantë për të gjithë ne, momenti i sotëm. Ky nder shumëfishohet në ditën e shënuar në të cilën ai po ndodh. Sot, në 24 marsin e dyfishtë, në 16 vjetorin e epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin dhe 15 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s kundër qarqeve serbe në Kosovë, kemi në mesin tonë liderin demokrat, liderin e së djathtës në Shqipëri dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.Basha, edhe njëherë, mirë se erdhët nga Shqipëria në Shqipëri! Faleminderit që po prej kësaj dite, do të jesh edhe "Qytetar Nderi" i Deçanit dhe rrjedhimisht edhe Qytetar Nderi i republikës sonë dhe suajës, Kosovë. Kjo ceremoni solemne e dorëzimit të çmimit "Qytetar Nderi" i Komunës së Deçanit për z. Lulzim Basha, për ne është nder i veçantë.Lulzim Basha është kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë që udhëheq Tiranën, është figurë e njohur e së djathtës shqiptare, veç të tjerash lideri demokrat Basha është mbështetës i fuqishëm i rrugës së Kosovës dhe i pavarësisë dhe lëvruesi i madh në diplomaci, për njohjen dhe afirmimin e shtetit tonë në botë, andaj ishte më se i merituar vendimi unanim e njëzëri juaj, asamblistë të nderuar të Deçanit, që zoti Basha me këtë çmim që po ia ndajmë sot, ta kemi nderin e qytetit tonë" - u shpreh kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj.Kryebashkiaku Basha ka shprehur mirënjohjen e tij për dhënien e titullit "Qytetar Nderi" i Deçanit."Unë ju falënderoj për këtë nder të madh dhe ju them se ndonëse përherë jam ndier pjesë, siç jam, e familjes së madhe të shqiptarëve të Kosovës, nip Kosove, nip Peje, nip Drenice, ky nder i veçantë, përulësisht më zgjon ndienjën e madhe të përgjegjësisë, si i zgjedhur vendor i bashkisë së kryeqytetit, si qytetar i Tiranës, si shqiptar, një ndienjë e madhe përgjegjësie për të merituar plotësisht vlerën, domethënien, kuptimin e nderit të veçantë që më bëni sot.Më lejoni të them sot po ashtu, se e ndiej thellë në zemër se ky, përtej të qënit një nder personal, është një nderim, respekt, shenjë vëllazërie, dashurie për qytetarët e Tiranës dhe për mbarë qytetarët e republikës së Shqipërisë, ndaj më lejoni edhe njëherë t'ju falënderoj në emër të tyre, për këtë nder të madh e të veçantë.Nderi është edhe më i madh, për momentin që ju keni zgjedhur ta bëni publik dhe ceremonial pranimin tim në familjen tuaj fisnike. 24 marsi është një ditë e madhe në historinë kombëtare, është dita kur shqiptarët nderojnë e përkujtojnë betejën e zhvilluar këtu në Deçan, në Gllogjan, 16 vjet më parë, është dita e epopesë së Dukagjinit që ka hyrë tashmë në histori, e betejës së madhe nën drejtimin e komandantit Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij, ndaj sot dua të përulem me nderim dhe respekt para gjakut, veprës dhe kontributit të luftëtarëve të UÇK, atyre që dhanë jetën, që ne të shijojmë sot së bashku frytet e lirisë, pavarësisë së Kosovës, të ndienjës së bashkimit kombëtar dhe të projekteve europiane dhe euro-atlantike të Kosovës e Shqipërisë që po përparojnë e duhet të përparojnë" - deklaroi Basha.Pavarësia e Kosovës, sipas Bashes, ka diktuar që sytë e të gjithë popujve të rajonit, përfshirë edhe ata serbë, të kthehen drejt Europës. Ky, sipas zotit Basha, është mesazhi më i mirë për të gjithë ata që e kundërshtuan, apo ende s'e kanë njohur shtetin e ri, ndërsa ka theksuar se pavarësia e Kosovës erdhi pas shekujsh përballjesh me përpjekje për genocide e spastrim etnik. Kryebashkiaku i Tiranws dhe kreu i PD-së ka hedhur poshtë çdo përpjekje për të hequr paralele mes rastit të Kosovës dhe Krimesë."Qytetarët e rajonit, përfshirë edhe serbët kanë kthyer sytë nga Europa. Ky është impakti që ka sjellë pavarësia e Kosovës, ky është mesazhi më i mirë pë rata që e kundërshtuan pavarësinë dje dhe për ata që nuk e kanë njohur akoma pavarësinë sot. Anëtarësimi i Kosovës dhe shteteve të tjera të Ballkanit në NATO dhe BE do i japë një fund të plotë dhe të merituar situatës konfliktuale në rajonin tonë dhe do të hapë perspektivën e një bashkëpunimi më të ngushtë, në të mirë të qyteteve dhe vendeve tona. Ata që deri dje kundërshtuan me gjithë forcën e tyre pavarësinë e Kosovës, ata që u përpoqën për të parandaluar mbrojtjen e civilëve shqiptarë nga agresioni genocidal serb, nga spastrimi etnik dhe nga instrumentet e tjera të tmerrshme të barbarisë e terrorit po e përdorin sot si alibi për të hequr paralele me veprimet e tyre që bien në kundërshtim të hapur me të drejtën ndërkombëtare. Beteja e Gllogjanit, paraprirë nga epopeja e UÇK, në Prekazin legjendar dhe sakrifica e familjes Jashari, të paraprira të gjitha këto nga sakrifica shekullore e shqiptarëve të Kosovës që luftuan për liri e pavarësi por që u ndeshën ndër vite, dekada e shekuj, me përpjekjen për genocid dhe spastrim etnik, shtypje makabre të një shumice nga një pakicë, këto janë faktet. Në Kosovë pati spastrim etnik, vrasje masive, pati përpjekje për genocide. 15 vjet më parë, kjo përpjekje që zgjaste prej shekujsh mori më në fund përgjigjen e merituar të komunitetit ndërkombëtar, të udhëhequr nga Aleanca e Atlantikut të Veriut e cila sot, 15 vjet më parë nisi fushatën e bombardimeve e cila së bashku me përpjekjet heroike të UÇK dhe popullit të Kosovës çoi në lirinë e merituar të Kosovës.Në Krime, gjendja është krejt e ndryshme, ndaj çdo paralele është e pavend dhe një justifikim i presidentit Putin i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës" - theksoi Basha.Vizita e kryebashkiakut Basha në Deçan nisi me homazhet në nderim të heronjve të kombit në qendër të Deçanit dhe në kompleksin memorial të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Gllogjan. Një manifestim i veçantë me titull: "Epopeja e Dukagjinit" ka mbyllur kremtimin e 15 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë dhe 16 vjetorit të epopesë së UÇK-së në Dukagjin.Në këtë aktivitet përkujtimor, kryebashkiakut Basha, njëherësh kryetar i PD i është dorëzuar zyrtarisht titulli "Qytetar Nderi" i Deçanit, me motivacionin: "Për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare dhe angazhimin diplomatik, për njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës".Fjalimi i plote i Bashës:I nderuar kryetar i komunës së Deçanit, i nderuar z. kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, bir i Gllogjanit dhe Deçanit, komandant i UÇK, RamushHaradinaj, z. kryetar i kryeqytetit të Kosovës, të dashur kolegë, të nderuar kryetarë të komunave, Kosovës, Shqipërisë, të nderuar deputetë, të nderuar pjesëtarë dhe gjeneralë të Forcave të Sigurisë së Kosovës, të nderuar zonja e zotërinj, vëllezër e motra!Mund t’ju them sot, si anëtari më i ri i familjes së Deçanasve se është një nder e privilegj i madh, fjalët e mia janë të varfra për ta shprehur nderin që më bëni sot, duke më dhënë titullin “Qytetar Nderi” i Deçanit, këtu në Deçan, në këtë ditë historike të historisë sonë kombëtare, në këtë ditë krenarie për çdo njeri që i thotë vetes shqiptar, ditën e betejës së Gllogjanit, më 24 mars 1998, ditën kur shqiptarët, dukagjinasit, deçanasit dëshmuan forcën, guximin dhe kurajën e shqiptarëve për të mbrojtur të drejtën e tyre, trojet e tyre dhe të ardhmen e tyre përmes pushkës së pavdekshme të familjes historike, Haradinaj.Qëndresa e UÇK që njihet si epopeja e Dukagjinit, nën drejtimin e komandantit RamushHaradinaj ka hyrë tashmë në historinë tonë kombëtare, ndaj sot më jepet rasti nga kjo foltore të shpreh ndjenjat e mia por edhe të bashkëqytetarëve të mi të Tiranës e gjithë Shqipërisë, teksa përulemi me nderim e respekt, mirënjohje e krenari të thellë kombëtare para gjakut, veprës e kontributit të luftëtarëve të UÇK që sakrifikuan jetën e tyre dhe gjithçka tjetër që kishin, në mënyrë që shqiptarët këndej e andej kufirit të shijojnë sot së bashku frytet e lirisë e të bëjnë së bashku planet e projektet e tyre, drejt përparimit për futjen e vendeve tona në BE dhe strukturat euro-atlantike.Zonja e zotërinj!Është rasti sot, 16 vjet pas epopesë historike të Gllogjanit të pohojmë e të ripohojmë madje me zë të lartë se jo vetëm qytetarët e Shqipërisë e Kosovës por edhe serbët po i kane kthyer sytë nga Europa. Ky, zonja e zotërinj është impakti që ka sjellë pavarësia e Kosovës, është mesazhi më i shkëlqyer, më i drejtpërdrejtë, më domethënës pë rata që kundërshtuan pavarësinë dje dhe për çdokënd që refuzon të njohë akoma shtetin e Kosovës sot.Dua të them me këtë rast se është bindja ime e thellë, se anëtarësimi i Kosovës dhe i çdo vendi tjetër të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO do i japë fund një situate konfliktuale në rajonin tonë, do hapë perspektivën e një bashkëpunimi më të ngushtë, në të mirë të qytetarëve të qyteteve dhe vendeve tona por edhe në të mirë të mirëqenies, zhvillimit, punësimit, ekonomisë së të gjithë vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.Si erdhëm deri këtu, zonja e zotërinj!? Përmes sakrificave të jashtëzakonshme. Këtu në Deçan, këtu, në këtë qendër që mban emrin e një tjetër heroi, JusufGërvallës, është rasti t’i kujtojmë këto sakrifica brez pas brezi, të qytetarëve të Kosovës; është rasti të përulemi me nderimin më të madh para gjyshërve e stërgjyshërve tanë, që nuk u pajtuan në asnjë moment me ndarjen e padrejtë, pushtimin barbar dhe përpjekjet e vazhdueshme të pushtuesit për të spastruar përmes mjeteve dhe instrumenteve genocidalë, trojet stërgjyshërore të shqiptarëve në Kosovë; është koha për të nderuar ata që nuk reshtën edhe në ditët më të vështira luftën, përpjekjet për lirinë e shqiptarëve të Kosovës, duke nisur me protagonistin e kësaj salle dhe bashkëluftëtarët e tij, Jusuf Gërvallën, duke vijuar me të gjithë ata që projektin e pavarësisë së Kosovës e ndërtuan mbi arkitekturën më të mahnitshme paqësore, europiane, me një tjetër bir të Rugovës, presidentin e paharruar, Ibrahim Rugova, duke vijuar me epopenë që i prapriu epopesë së Gllogjanit, epopenë e vetëflijimit dhe sakrificës sublime të Adem Jasharit dhe familjes së tij, njerëzve që i kujtuan botës mbarë se kurajo, trimëria e shqiptarëve nuk njeh kufi, kur ajo vihet në funksion të lirisë dhe dinjitetit të bashkëqytetarëve të vet.Teksa kujtojmë këto sakrifica, ne krenohemi me epopenë e Gllogjanit që e zmbrapsi hordhinë serbe, nën drejtimin e komandantit RamushHaradinaj, me luftëtarët e shquar, vëllezërit e familjarët e tij, me këtë farë fisnike dhe historike, për të cilën sot nuk krenohet vetëm Baca Ilmi e Deçani, jo vetëm Dukagjini e Kosova por mot pas moti, shqiptarët anembanë botës pohojnë gjithashtu se kjo është një pjesë e historisë së sakrificës sublime, një pjesë vuajtjeve dhe përpjekjeve të jashtëzakonshme të shqiptarëve, për të zhbërë padrejtësitë historike, për të kthyer mbrapsht shtypjen e tmerrshme, genocidin, spastrimin etnik, shtypjen sistematike që iu imponua shqiptarëve në këto troje arbërore, prej më shumë se një shekulli.Me këtë rast, dua të ripohoj edhe faktin se ata që deri dje e kundërshtuan me gjithë forcën e tyre pavarësinë e Kosovës, ata që deri dje u bënë mburojë e krimeve dhe spastrimeve genocidale nga agresioni serb, sot mundohen ta përdorin Kosovën si një alibi për të hequr paralele të papranueshme me veprimet e tyre, në kundërshtim të hapur me të drejtën ndërkombëtare. E kam fjalën këtu, për qëndrimet e papranueshme, në raport me gjendjen në Krime e cila është krejt e ndryshme ndaj dhe çdo paralele me këtë gjendje është e pavend dhe një justifikim i Presidentit Putin dhe Rusisë e cila ende se ka njohur Republikën Kosovës.Zonja dhe zotërinj, vëllezër e motra, 24 marsi 1998 është një ditë e kurajos , e ringritjes së fuqishme kur revolta e ligjshme e miliona shqiptarëve për masakrën e Prekazit, u kanalizua në krenari për luftën Çlirimtare që po ngrihej e do ngrihej këtu nga themelet e pashuara të Gllogjanit, Deçanit , Dukagjinit dhe pastaj anembanë Kosovës për t’u kthyer në një ortek të pamundshëm të kruajësshqiptare dhe rinisë së Kosovës, ndaj sot është një ditë nderimi dhe përulje me respekt për të gjithë ata në këtë sallë, jashtë kësaj salle e në veçanti për ata që s’janë më mes nesh, por është po kështu edhe një ditë obligimi madhor.Tek po kthehesha këtu nga homazhet e Gllogjanit, e pyeta komandantin RamushHaradinaj, - “si ishte moti para 16 vjetësh”? - Ishte njësoj si sot”-më tha, e në fakt tha kështu ka qenë me përjashtim të 1 apo 2 vitesh moti, çdo 24 mars. E pra, moti është e vetmja gjë që ka mbetur e pandryshuar. 24 marsi i 1998, bashkë me përpjekjet titanike të shqiptarëve të Kosovës anembanë territorit të Republikës së Kosovës hapi rrugën për 24 marsin e 1999 dhe me ketë rast besoj se kanalizoj edhe mirënjohjen tuaj dhe falënderimet tuaja për kombet e Aleancës Atlantikut të Veriut që me 24 mars 1999 të revoltuar nga spastrimi etnik, nga genocidi, nga barbaritë e regjimit mizor të Milloshovisht mbi shqiptarët e Kosovës thanë mjaft është mjaft dhe lëshuan predhat e tyre, për të filluar procesin e pandalshëm të çlirimit të Kosovës, krah për krah me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.Vetëm moti mund të krahasohet, por 16 vite me vonë, falë kësaj sakrifice sublime të çdo shqiptari të Kosovës, të çdo qytetari të kësaj treve të vjetër arbërore, Kosova është e pavarur, Kosova është e lirë dhe bashkë me të dhe Shqipëria më në fund po e ndjen erën e plotë, e jo gjysmë erën e lirisë.Pra, kjo na obligon, na obligon gjithëve ne, e në veçanti ne të zgjedhurve, vendorë apo qendrorë që mbi këtë sakrificë sublime, mbi ata që vunë veprat mbi fjalët, edhe ne të vendosim veprën tonë, sepse veprat flasin më mirë se fjalët.Veprat që na presin janë aspiratat akoma të papërmbushura të qytetarëve të Kosovës, qytetarëve të Shqipërisë, janë ëndrrat dhe amanetet e dëshmorëve të lirisë. Këtu në Kosovë , pro edhe në Shqipëri , edhe në Maqedoni, edhe në Preshevë, Bujanovc e Medvegje, edhe në Mal të Zi, kudo ku gjallon dhe jeton kombi shqiptar. Janë amanet për t’u përkushtuar plotësisht me përgjegjësi të zgjedhurve, me besimin e zgjedhësve për të siguruar dhe hapur perspektiva më të mira dhe më të shpejta të zhvillimit ekonomik , të punësimit, të mirëqenies, të përfaqësimit dhe së fundmi të bashkimit dhe ribashkimit të kombit shqiptar në Europë, si një nga kombet themeluese, si djep i civilizimit europian.Faleminderit të nderuar bashkëqytetarë të Deçanit për këtë nder të veçantë që më bëni sot! Ju siguroj që nderin që më bëni nuk e përjetoj vetëm si personal, por edhe një nder e respekt për vëllezërit dhe motrat tuaja në Tiranë e mbarë Shqipërinë.Rroftë populli i Deçanit, rroftë Kosova e lirë dhe e pavarur, Zoti e bekoftë kombin shqiptar,Zoti e bekoftë epopenë e Dukagjinit dhe martirët e saj! Faleminderit!”