Ashton uron Vuçiç për fitoren: Pres vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka uruar sot udhëheqësin e Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiç, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.“Qytetarët e Serbisë kanë mbështetur përpjekjet dhe vizionin tuaj dhe ju kanë shpërblyer me besimin për t’i udhëhequr drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Ashton.Ajo po ashtu ka thënë se pret bashkëpunim të afërt, vazhdim të dialogut me Kosovën dhe zbatim të mëtutjeshëm të Marrëveshjes së Brukselit.