15 vjet nga bombardimet e NATO-s, Kosova sot më pranë anëtarësimit në aleancë
Sot, janë mbushur 15 vite që nga ndërhyrja e forcave ajrore të NATO-s kundër trupave serbe në Kosovë dhe në Serbi.Sulmet të cilat filluan pas dështimit të bisedimeve paqësore në Rambuje, janë bërë me urdhër të ish sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana dhe atë pak para orës 20.00.Pas 78 ditësh të sulmeve, bombardimet janë ndërprerë më 10 qershor 1999, me miratimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.Një ditë më herët,qe nënshkruar Marrëveshja Teknike e Kumanovës, e cila parashikonte tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë.Në Kosovë, në kuadër të KFOR-it u vendosën 37.200 ushtarë nga 36 vende, nga të cilët 30.000 ishin nga vendet e NATO-s.15 vite pas bombardimeve, ndonëse me një numër shumë të vogël, forcat paqeruajtëse të NATO-s, vazhdojnë operimin e tyre në Kosovë.