Atentat te dera e kopshtit të djalit, juristi i shpëton plumbit
Tentohet të vritet këshilltari i Gjykatës së Lartë në derën e kopshtit të djalit të tij. Ngjarja është shënuar mëngjesin e të hënës në zonën e ish- Bllokut në Tiranë, ku Alban Dokushi, po kthehej në automjetin e tij pas shoqërimit të fëmijës në kopësht. 35-vjeçari është qëlluar nga një plumb, i cili për fatin e mirë të tij nuk e ka prekur.Ndërkaq në këtë momet ai ka dalë nga automjeti i tij tip Citroen më shpejtësi dhe gjatë kësaj kohe ka pesuar dëmtime të lehta. Ai është nisur menjëherë për në një spital privat në Tiranë, ku mori ndihmën e parë dhe mësohet së ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë së komisariatit numër 2, duke ngritur edhe pistat e para. Burime nga blutë e Tiranës sqarojnë që mund të kemi ngatërrim objektivi, duke qënë se Alban Dokushi nuk ka konflikte dhe njihet si njeri i qetë në rrethin e tij. Megjithatë, në konsideratë do të merren edhe konflikte të mundshme të 35-vjeçarit, por Dokushi mësohet të jetë shprehur që në dijeninë e tij nuk ka probleme me njeri.Jashtë hetimit nuk është lënë edhe pista për shkak të detyrës së Dokushit në Gjykatën e Lartë, pasi ushtronte detyrën e këshilltarit ligjor i gjykatësit, Edmond Islamaj. Marrja në pyetje pas trajtimit mjekësor të 35 vjeçarit pritet të japë më shumë detaje për ngjarjen nëse ka qënë ngatërresë objektivi apo një atentat.