Ndahet nga jeta Dr. Pjeter Pepa, PD: Humbëm një personalitet të shquar
Ndahet nga jeta Dr. Pjeter Pepa. Mjeku i shquar la pas një karrierë të pasur mjekësore, por edhe politike. Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike, ndërsa ka qenë deputet i Kuvendit për dy legjislatura si dhe ka kryer detyren e Ambasadorit te Shqipërise prane Selisë së Shenjtë -Vatikan, gjate vitit 1997.Partia Demokratike ka përcjellë ngushëllimet për familjarët, miqtë, të afërmit dhe kolegët, për ndarjen nga jeta të njëriut të tyre të dashur.“Partia Demokratike është e hidhëruar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Dr Pjeter Pepës, dhe gjendet sot pranë familjes dhe miqve të tij, për të shprehur ngushëllimet më të sinqerta.Partia Demokratike me keqardhje shpreh se shëndetësia humbi një mjek të shquar, një kërkues dhe studiues të palodhur. Familja e tij humbi një bashkëshort dhe baba të dashur e të përkushtuar. Miqtë e tij humbën një njeri pasionant dhe të palëkundur në bindjet e tij, vecanërisht në papajtueshmërinë me komunizmin, dhe në përpjekjet për të hedhur dritë mbi martirët e regjimit gjakatar.Dhe Partia Demokratike humbi një ish-themelues, një ish-deputet të spikatur, një personalitet që i shërbeu me devotshmëri dhe diplomacisë dhe marrëdhënieve të Shqipërisë me Vatikanin.Edhe një herë, Partia Demokratike dëshiron të shprehë ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e Dr. Pjetër Pepës, për të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që patën rastin ta njihin këtë personalitet të jetës tonë publike” thekson PD në mesazhin e ngushëllimit.Kush ishte Dr. Pjeter Pepa?Dr. Pjeter Pepa Ka lindur në qytetin e Shkodres me 18 dhjetor 1942 ku ka kryer mësimet fillore e të mesme. Në vitet 1960-1965 ka kryer me rezultate të larta Fakultetin e Mjekësisë, dega Stomatologji.Eshte emeruar Mjek stomatolog në Kliniken e qytetit të Shkodres me 16 gusht 1965.Eshte angazhuar në sesionet e para shkencore në shkallë qarku dhe republike të zhvilluara që në vitin 1967 në qytetin e lindjes Shkoder, e me pas në rrethet e tjera të Shqipërisë, Elbasan, Gjirokaster, Durres, Korce etj. por posacerisht ne ato të Fakultetit në kryeqytet-Tirane.Botimet e para propagandistike e shkencore i kane filluar qe ne vitin 1966 ne revistat periodike te kohes si,“ Shendeti “ , “Shendetesia Popullore” , “Buletini Shkencave Mjekesore” , “Buletini Stomatologjik”( pas vitit 1973) , etj..dhe me pas, ne organet e shtypit te perditshem e periodik duke botuar edhe artikuj te karakterit historik, kulturor etj.Në vitet 1969-70 ka shërbyer në Lokalitetin e thellë malor te Dukagjinit, ku ka vazhduar të mbledhe materiale dhe të botoje tema shkencore, përkthime e botime të ndryshme.Ne vitin 1972 ka kryerkursin 3 mujorte kualifikimit ne Universitetin Shteteror Tirane, gjate te cilitka dhene ne Fakultetin e Histori-Filologjise, me rezultate te mira, provimet pas-universitare ne gjuhët italisht, frëngjisht, rusisht, paisur me certifikatat perkatese (më vonë ka pervehtësuar edhe gjermanishten) .Në vitin 1974 eshte specializuar pranë Katedres se Stomatologjisë per Ortodonti.Problemet e stomatologjise se femijeve, epidemiologjia e semundjeve stomatologjike dhe problemet e organizimit te Sanacionit te planifikuar, zbulimit dhe mjekimit te ketyre semundjeve tek ata, kane qene objekt i disa dekadave pune organizative, mjekuese e shkencore.Ne funksion te ketij misioni, kane sherbyer edhe foto-ekspozitat, broshurat, konkurset stomatologjike, diafilmat, posterat etj. te pergatitura gjate kesaj periudhe 45 vjecare,kontribut ky ne sherbim te ngritjes se kultures shendetesorete masave, posacerisht nxenesve e femijeve.Per afro dhjete vjete, ka drejtuar repartin e Sherbimit te femijeve ne qytetin e Shkodres dhe,ne periudha te ndryshme kohe , ka qene antar i kryesise se Shoqates se Mjekeve te ketij Rrethi si dhe antar i Kolegjiumit te Stomatologjise prane Ministrise se Shendetesise.Mbas viteve ’90, ka ndjeke ne vazhdimesi edhe aktivitetet shkencore jashte vendit si ne Maqedoni-( Struge, Tetove ),Serbi-( Beograd), Turqi -( Kushadac) etj.Ne vitin 1992 ka mprojtur disertacionin per graden “ Doktor i shkencave”.Per periudha te ndryshme kohe ka dhene mesim ne Universitetin Shteteror te Tiranes dhe neuniversitetet private si“ Medikadent” , “ Albanian University” , “ Universiteti Amerikan” etj.Ka drejtuar disa here, si udheheqes shkencor, oponent etj. mprojtjen e diplomave dhe te titujve“ Doktor i shkencave”per studentet dhe mjeket e rinj ne Universitetin Shteteror te Tirane, sot me grada shkencore.Konsiderohet si nje nder organizatoret e pare te Reparteve te Pedodontise ( femijeve ) dhe te Sherbimit te Sanacionit te planifikuar tetyre ne shkalle Rrethi dhe Republike. Në periudhën 1990–1996 eshte angazhuar në proçeset demokratike duke u zgjedhur Deputet i Kuvendit Popullor per dy Legjislatura rradhazi. Ka kryer detyren e Ambasadorit te Shqipërise prane Selisë së Shenjtë -Vatikan, gjate vitit 1997.Në vitin 1998 eshte kthyer në profesion të lire dhe si pedagog i jashtem pranë Fakultetit të Mjekësisë. Ai mbante detyren e Shefit te Sherbimit te Pedodontise prane Albanian -University dhe Shefi Sektorit Shkencor te Departamentit te Stomatologjise prane ketij Universiteti.Ishte Anetar i Komisionit Historik per Kanonizimin e Martireve Shqipetar per Vatikanin. Eshte i dekoruar nga Presidenti i Republikes me “ Medaljen e Trimerise “, dhe i zgjedhur nga Kuvendi Popullor me detyren e Anetarit te Bordit drejtues te “ Institutit Studimor per Krimet e Komunizmit ne Shqiperi”.BOTIME TE AUTORITI-Botime shkencore:1-Të njohim sëmundjet stomatologjike -1980.2-Stomatologjia praktike(përkthim)-1981.3-Anomalitë e numurit të dhëmbëve-1981.4-Epidemiologjia e sëmundjeve të gojës tek fëmijtë –2002II-Botime historike:5-Dosja e diktaturës-Tiranë 1995.6-Paggine sulla dittatura-Terlizzi 1998.7-The Criminal File Of Albania’s Comunist Dictator-(në botim)-20038-Tragjedia e Klerit Katolik ne Shqiperi-20079-Dosja e Diktatures-Ribotim i plotesuar -2009III-Botime kulturore:10-Pranë dhe Larg-2000.11-Proverba nga gjithë bota -2001.12-Gjosho Vasija, Meteor i humorit shqiptar-200113-Shopenhauer “ Arti si të jemi të lumtur “ (përkthim)-200114-A. de Mello“Urtia popullore e Lindjes” ( perkthim)-2002