KQZ, apel ekspertëve kontabël për auditimin e partive politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes zëdhënëses Drilona Hoxha i ka bërë apel ekspertëve kontabël të liçensuar që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së për auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2013 nga partitë politike.DeklarataKjo ftesë u bëhet në zbatim nenit 23/2 të ligjit nr. 8580, “Për Partitë Politike”, i ndryshuar, me qëllim zhvillimin e procedurës për caktimin me short të ekspertëve kontabël të liçensuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik nga partitë politike.Ekspertët  kontabël të regjistruar pranë Instituti i Eksperteve Kontabel të Autorizuar (IEKA) përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit duhet të plotësojnë edhe këto kritere:             Të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të licensuar në 5 vitet e fundit.             Të mos kenë marrë masa disiplinore: vërejtje me shënim në dosje ose pezullim të përkohshëm gjatë ushtrimit të profesionit të ekspertit kontabël.             Të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit.             Të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse.             T%C