Akuza e PD: Një trafikant drejtor në port, Drejtori i Kontrollit jep dorëhqjen nga posti

Me denoncimet e fundit Partia Demokratike ka sjelle shkarkimin e 3 drejtuesve te larte në administraten socialiste.Pas doreheqjes se Drejtorit te Zyres së Punes ne Kavaje dhe shkarkimit te Drejtorit te Autoritetit te Kontrollit Ushqimore dorëheqjen ka dhene dhe i denoncuari i fundit nga demokratet, Drejtori i Sherbimeve ne Portin e Durresit, Fisnik Myrtezaj.Per kete çeshtja ka reaguar Drejtoria e Autoritetit Portual, ku ka theksuar se ne hetimet e bera, nuk rezulton se Myrtezaj ka qene i denuar apo eshte ne kerkim nga policia.Deklarata e plotëEdi Rama ia ka besuar shërbimet më të rëndësishme të Portit më të madh në vend, një personi që në janarin e vitit 2011 u arrestua nga policia për trafik kokaine.Gjykata e Durrësit, 3 vite më parë, e ka shpallur Fisnik Myrtezajn fajtor me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, duke e dënuar me tre vite e gjysëm burg.Po kjo nuk është pengesë për Edi Ramën që ta bëjë atë drejtor të shërbimeve mbështetëse në Portin e Durrësit.Rilindja e Edi Ramës është një dështim i madh, dhe po rezulton çdo ditë një flluskë elektorale, por ama rilindja e Edi Ramës për disa militantë, sidomos për ata që kanë pasur probleme me ligjin dhe drejtësinë, po funksionin për së mbari.E kemi parë Edi Ramën të shfaqet shpesh në portin e Durrësit, me doganierë e konsulentë, duke folur për projekte dhe për të ardhmen, por asnjëherë ai nuk tha se përse një të dënuar me 3 vite e gjysëm burg për trafik kokaine, e ka vënë në krye të shërbimeve të portës hyrëse të Shqipërisë në Adriatik.Këtë ndryshim ka pasur ai parasysh, kur ka thënë se do të bëjë për Durrësin, aq sa nuk është bërë në këto 23 vite.Faktet tregojnë të kundërtën. Dhe fakti më i fundit është alarmant, për sigurinë e portit të Durrësit, për sigurinë e kufijve tanë, dhe është një akuzë e drejtpërdrejtë për kriteret që vë në zbatim Edi Rama teksa emëron rilindasit e tij.Çdo orë që kalon me heshtjen e Kryeministrin, e rëndon edhe më shumë dhe e bën edhe më përgjegjës Edi Ramën për inkrimimin e posteve kyçe të administratës shqiptare.