Librazhd, i vendoset bombë artizanale një shtëpie në ndërtim në Rrajcë

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një godinë në ndërtim në rrethin e Librazhdit.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrajcë, ku një bombë artizanale është vendosur në godinën në pronësi të shtetasit me inicialet T.A, 39 vjeç.Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.