Aksident në Shkodër, 9 të plagosur, makina me ushtarakë përplas familjen me 3 anëtarë

9 persona jane perfshirë ne nje aksident automobilistik mengjesin e sotem ne qytetin e Shkodres dhe deri tani nuk eshte raportuar per viktima.Sipas informacioneve mesohet se 3 prej te aksidentuarve jane pjesetare te familjes Haskmetaj, ku kryefamiljari Sokoli sebashku me djalin e tij 15-vjeçar jane ne gjendje te rende shendetesore, ndersa bashkeshortja e tij Blerina ka pesuar demtime me te lehta.Familja Haskmetaj po udhetonte drejt Tiranes, ku ne vendin e quajtur Kryebushat, automjeti i tyre eshte perplasur me ate ku udhetonin 6 ushtarake, te cilet po shkonin ne pune.Si rezultat Gentian Rrahmani 25 vjeç, Sevahir Mataj 26 vjeç, Sytki Zaganjori 59 vjeç, Genci Leka 26 vjeç, Edmond Zhupa 34 vjeç dhe Pashk Matjashi 53 vjeç, kane mbetur te plagosur dhe jane transportuar drejt spitalit te Shkodres, ku janë vizituar edhe nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila garantoi shërbim të plotë ndaj tyre, por edhe pjesetareve te familjes Haskmetaj.Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes,nderkohe qe disa prej te aksidentuarve jane derguar ne Spitalin Ushtarak ne Tirane.