Ndryshimi i çmimit të energjisë, Gjiknuri:Po analizojmë sistemin

Çmimi i energjisë elektrike do të ndryshojë.Ministri i Industrisë dhe Energjitikës Damian Gjiknuri edhe pse nuk ka dhënë asnjë detaj nuk ka mohuar se mund të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Kreu i energjisë dhe Industrisë ka shpjeguar se aktualisht po analizohet sistemi dhe se shumë shpejt do të dalë një  vendim përsa i përket çmimit të energjisë.Ndërkohë në një aktivitet me investitorët italianë për energjinë është kërkuar që të krijohet klima e duhur për të tërhequr investimet.“Investitorët italiane e shohin me shumë interes sektorin e energjisë. Por për të thithur investimet është e nevojshme që ky sektor duhet të monitorohet. Duhet krijuar një marrëdhënie korrekte me investitorët. Gjithashtu qeveria duhet të siguroj një plan për investitorët për të operuar në treg.Rëndësi i duhet kushtuar edhe normave rregullator,të cilat duhet të jenë të adaptuara me rregullat në Europë. Faturimi është problemi i parë që duhet zgjidhur për të krijuar një ekuilibër” tha ambasadori italian.Përfaqësuesi i BERZH për Shqipërinë Fabio Serri ka kërkuar vëmendje sidomos ndaj sistemit të shpërndarjes së energjisë.“Dialogu midis operatorëve të sistemit energjitik është i rëndësishëm.Sektori energjitik në Shqipëri është më i lëkunduri dhe për këtë duhen marrë vendimet e duhura. Pika më problematike e sistemit energjitik është shpërndarja dhe pikërisht aty duhet të përqëndrohet vëmrndja më e madhe” tha ai.Sektori energjitik shqiptar është përcaktuar si mjaft problematik nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore të cilët kanë kërkuar një reformim të thellë çka nënkupton edhe rritje të çmimit të  energjisë.