I jep fund jetës pas pushimit nga puna, agronomi 58-vjeçar 45 ditë i vdekur në banesë

Largimi nga puna ka bërë që 58-vjeçari, Lluka Babe t'i japë fund jetës së tij, duke u vetvrarë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "28 Nëntori" në qytetin bregdetar të Vlorës, ku 58-vjeçari Babe i cili punonte në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Ushqimit me profesion agronom, i ka dhënë fund jetës së tij, 2 muaj pas largimit nga puna.Banorët e kësaj lagjeje shprehen se viktima, Lluka Babe, kohët e fundit qëndronte i mbyllur në vetvete, duke rënë në gjendje të thellë depressive, çka ka bërë që ky i fundit të ndërmerrte aktin e vetvrasjes.Trupi i 58-vjeçarit u gjet i dekompozuar në banesën e tij ,në lagjen "28 Nëntori" i vetvarur.Dy muaj më parë Babe është larguar nga puna, pasi nuk kishte pranuar transferimin në Llakatund të Vlorës, me pretendimin se kjo ishte një ulje në detyrë, pasi që prej vitit 1994 Lluka Babe punonte në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Ushqimit si agronom.Sakaq uniformat blu dhe mjeku ligjor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar 58-vjeçarin të ndërmarrë aktin e vetflijimit.