Aksident në Laprakë, makina përplas fëmijën, largohet nga vendngjarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2014, 20:40
Një fëmijë është aksidentuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në Laprake, ku një i mitur është përplasur nga një automjet, i cili pas aksidentit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.Për pasojë fëmija ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë për marrjen e ndihmës mjekësore.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit. Nga hetimet paraprake te bluve, dyshohet se shpejtesia e larte me te cilen udhetonte drejtuesi i mjetit ka qene dhe shkaku i aksidentit te rende.