Berisha lidërve të rinj: Vendi ka nevojë për reforma, duhet dikush ti shtyjë përpara
Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur në zyrën e tij të deputetit një grup të rinjsh të Programit për Zhvillimin e Lidershipit 2013-2014, i cili zbatohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Ky program, i cili është një huazim i programit të Shtëpisë së Bardhë nëpër të cilin kanë kaluar lider të shquar, siç kanë qenë Sekretari Shtetit Colin Powel dhe gjenerali Wesley Clark, synon t’u ofrojë profesionistëve të rinj shqiptarë mundësinë për të krijuar përvoja konkrete në nivelet më të larta të drejtimit në sektorin e administratës publike, pra një investim i rëndësishëm në resurset më të çmuara të një vendi, që janë resurset njerëzore.“Kënaqësia për këtë takim ishte e dyfishtë pasi Memorandumi i Mirëkuptimit për zbatimin e këtij programi është nënshkruar nga unë në vitin 2012 kur unë isha Kryeministër dhe nga Kryetari i Bordit të AADF zoti Michael Granoff.Duke i ururar përzemërsisht mirëseardhjen ndoqa me kënaqësi prezantimin e tyre. Ishin të gjithë zyrtarë të lartë, këshilltarë pranë institucioneve më të larta të vendit si Presidencë, Ministria e Drejtësisë, ajo e Financave, Mirëqënies Sociale, Arsimit, Transportit dhe nga Bashkia e Tiranës. Mes batuatsh u evidentua fakti se nuk kishte asnjë këshilltar nga Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit pasi me sa duket ata "nuk kanë nevojë" për këshilltarë” shkruan Berisha në fb.Berisha zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me të ftuarit, duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që ata kishin mbi këtë program që ata ndiqnin dhe për ambicien e tyre për tu bërë liderë të së ardhmes në vendin tonë.“U thashë se duhet të ndjekin shembullin e Gledëell sipas të cilit suksesi do të paktën 10 mijë orë punë. Pra, punë sa më shumë dhe përkushtimi janë çelësi i suksesit i çdo profesionisti, duke u kthyer kështu në një aset të rëndësishëm për vendin. Sigurisht historia e suksesit të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim në projekte madhore në vendin tonë, si ai i aeroportit apo pasaportave dhe leternjoftimeve biometrike, duhet të përbëjë një burim të padiskutueshëm frymëzimi për ta” thekson Berisha.Ish-kryeministri gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, ndau bindjen se reformat jane më të rendësishme se çështjet e përditshme dhe se reformat kanë nevojë për dikë që t'i udhëheqë e t'i shtyjë përpara.“U dhashë si shembull reformën në inspektoriate ku ishin 36 të tilla dhe që i merrnin biznesit 45 ditë kohë për procedura e kontroll. Shumë kundërshtuan në atë kohë, sepse nuk e donin këtë reformë ngaqë u iknin kopetencat dhe "pushteti" apo se duheshin ndryshuar mbi 70 ligje në mënyrë që të arrihej reforma. Por ia dolëm. Bëmë një refprmë që për biznesin ishte jetike.Zbatimi i këtij programi lidershipi vjen në një momenti të vështirë nëpër të cilin po kalon administrata jonë, nga e cila janë përzënë në mënyrë të paligjëshme dhe antikushtetuese mijëra profesionistë dhe drejtues të kualifikuar të të gjitha niveleve, për të cilët taksapaguesit shqiptarë e të huaj kanë paguar miliona euro për trajnime e kualifikime. Por duke e parë këtë program si një rreze drite në drejtim të profesionalizimit të administratorëve publikë dhe duke besuar plotësisht te suksesi i këtij programi, i urova atyre suksese dhe u shpreha dëshirën për t'i parë lart e më lart”.