Përplasen për “FMN”, Berisha: Zhulsi po rrit ujin; Rama: Je bërë si Shaban Qosja

Seanca e rradhës e Kuvendit këtë herë nuk i ka zhgënjyer pritshmëritë, jo në miratimin e ligjeve por në krijimtarinë letrare në shumicën e rasteve rozë.Dy personazhet kryesore, ish-kryeministri Berisha dhe kryeministri Rama kanë replikuar mes tyre për etikën e komunikimit.Berisha akuzoi qeverinë për vendime krejtësisht të papërgjegjshme, duke kërkuar që të diskutohet në Kuvend marrëveshja me fondin që propozon rritje të 10 taskave dhe ngrirje të rrogave. Ndërkaq ai nuk hezitoi të lëshojë etiketime fyese ndaj kreut të qeverisë.“Kur ishe në skuadrën e basketbollit askush se pranonte në dhomë sepse qelbej në erë. Ai doli nga mbledhja e parë e themelimit të PD-së sepse qelbej në erë. Ai është një zhuls që vetëm ai e di. U gjende lakuriq në plazh pa të mbathura. Shkon e fyen punonjësit, cfarë kryeminsitri je ti. Ti je ordiner. Ata janë zgjedhësit tanë dhe ti nuk guxon ti ofendosh”tha ai.Ndërsa ironizonte nga vendi batutat e paraardhësit të tij, Kryeministri nuk i ka kursyer këtë herë përgjigjet me të njëjtën gjuhë."Për ata që kanë ardhur në Tiranë pas viteve 1990 dhe nuk e kanë njohur dua të shpjegoj se dikur ishte një personazh i njohur i rrugëve të Tiranës që quhej Shaban Qosja. Ky u bë i famshëm se kur nuk merrej njeri me të i turrej njerëzve e u thoshte ca keni me mua. Jeni bërë si Shaban Qosja, merrni fjalën. Filloni akuzoni mua, kreun e Kuvendit, pse buzëqeshim kur flisni, pse kemi në mënd atë që ju e dini dhe ne nuk e themi. Se kush ia ka bërë gjuhës shqipe atë që sia kanë bërë as armiqtë e saj të gjithë e dinë. Se kush e ka shkatërruar etikën e komunikimit mes palëve dhe kush i ka trajtuar si armiqtë dhe ka kthyer gjithë periudhën e tranzicionit në një propagandë të Partisë së Punës, që kë ke përballë degjeneroje me libër shpie, të gjithë e dine. Të gjithë e dinë edhe kush e mban peng PD , opozitën dhe seancë. Të gjithë e dinë ku të drejtojnë gishtin kur dëgjohet një burrë plak të shfryjë gjithë fjalorin . S’kam ndërmend të merremi me ju e të shkelim liritë dhe të drejtat tuaja dhe të atyre që merren kundra nesh . S’kemi ndërmend të ulemi në ato nivele ku uleni ju. Mallkimin e gjuhës shqipe e keni marrë. Ne jemi këtu të çojmë përpara punët tona, ne do të dëgjojmë por do të udhëheqim. Nëse mendoni se do imponohemi e keni gabim, për asnjë arsye nuk ka imponim përveç argumentit. Mos përmendi më litarin në shtëpinë e të varutit, se të varurin e keni brenda dhe ju mban të varur"nënvizoi Rama.E në gjithë këtë histori nuk kanë ndikuar as tonet e buta dhe këshilluese të kryetarit të Kuvendit, i cili ka përdorur edhe Ditën e Lumturisë.“Duhet të ruajmë etikën në Parlament. Aq më tepër që sot është Dita Ndërkombëtare e Lumturisë. Ne nga ju presim që të jeni model edhe i etikës parlamentare për shkak të eksperiencës që keni. Nëse ne bëjmë ndonjë gabim ju nuk duhet të bëni gabimet tona” tha Meta.Megjithatë Kuvendi ka sjellë një risi se ka shtuar dy deputetë të rinj në sallë që tashmë janë bërë personazhe në çdo seancë.“Kur ne flasim për rritje çmimesh ai zotëria aty qesh, nxjerr llapën, kur ne flasim për një çështje tjetër, ai nxjerr llapën, u bë si Ver Llapa. I mësoni etikën, mos nxjerrë llapën, të ikë nga roli i Shaban Qoses e Ver Llapës. Mban llapën nxjerrë, ja e nxorri llapën!”, u shpreh deputeti Flamur Noka sot në seancën e parlamentit të Shqipërisë, ndërsa gishtin e drejtonte nga foltorja, ku ishte ulur kabineti qeverisës.Me pas deputetet e Partise Demokratike braktisen sallen e parlamentit, e cila vijoi punimet me çeshtje te rendit te dites, ku kryeteme ishte ligji antimafia. Sikunder edhe ne komisionin e sigurise, mazhoranca e majte e kaloi e vetme kete projektligj, duke votuar edhe 7 pikat e tjera te rendit te dites.