Fjalimi më i turpshëm në histori, Presidenti kolumbian i tregon botës hallin me prostatën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2014, 20:45
Po garon për një mandat të dytë presidencial, por pas fjalimit që ka mbajtur sot Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, mund të përballet dhe me humbjen e këtyre zgjidhjeve.
62-vjeçari po fliste para mbështetësve në qytetin bregdetar të Barrankijës kur një njollë e errët u shfaq në pantallonat e tij.
Santos, i cili i është nënshtruar një operacioni për heqjen e një tumori në prostatë në vitin 2012, nuk e ndaloi fjalimin pas këtij incidenti, ndersa videoja e kësaj ngjarjeje “ka marrë dhenë”.
Juan Manuel Santos është zgjedhur president i vendit amerikano-latin në vitin 2010 dhe shpreson të qëndrojë në postin e tij edhe pas zgjedhjeve të 25 majit.