Abuzimet e komisionit mjekësor, Duka: Kemi pezulluar punën, ka ankesa nga qytetarët
Abuzimet e shumta ne skemen e invaliditetit te konstatura nga kontrollet e kryera kane pezulluar punen e komisionit mjekesor prane Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore ne Elbasan.Drejtori i ketij institucioni, Shkelqim Duka, ben me dije se jane depozituar nje numer i larte ankesash kunder mjekeve te ketij komisioni, te cilat akuzojnë bluzat e bardha per marrje apo kerkim ryshfeti.Ne keto kushte, sipas Dukes detyrimisht puna e ketij komisioni duhet te pezullohej,nderkohe qe edhe nje pjese mire e anëtarëve te tij kane dhene doreheqjen.Mbi rastet e evidentuara te cilat lidhen me abuzim nga mjeket, Duka ka bere me dije se do te jene te tjera instanca ligjore qe do te merren me kete problem.Por pavaresisht ketij fakti te denoncuar vete nga qytetaret, serish keta te fundit po shfaqin pakenaqesite e tyre mbi mosfunksionimin e këtij komisioni, pasi jane te detyruar te presin per marjen e statusit te invalidit.