Gjermania shuan shpresat e azilkërkuesve shqiptarë: Shanset 1 me 100
Pas Francës, e cila ka shënuar një dyndje të shqiptarëve në kërkim të azilit gjatë kohëve të fundit, edhe Gjermania vë traun për azilkërkuesit. Ambasadori i Gjermanisë, Hellmut Hoffmann, bëri të qartë për qytetarët shqiptarë se shanset e përfitimit të azilit në vendin e tij janë minimale, 1 në 100. Nga ana tjetër ai ka kërkuar angazhim maksimal të autoriteteve vendore, në mënyrë që “gjakmarrja në Shitje për Perëndim” të mos cënojë sistemin e vizave.“Konstatohet se nga 100 azilkërkues e marrin vetëm 1. 99 të tjerët duhet të kthehen në Shqipëri.Liberalizimi i vizave nuk duhet të cenohet nga kërkesat për azil. Kjo bëhet edhe një mënyrë për shumë njerëzit të cilët gënjejnë për të marrë azil në Gjermani, kjo është e gabuar.Fenomeni i gjakmarrjes luan një faktor të madh në këtë proces. Të gjitha autoritetet e vendit të ndëshkojnë personat të cilat kërcënojnë me hakmarrje dhe shteti t’i marrë në mbrojtje ata të cilat janë viktima të këtij fenomeni. Kjo vjen si një masë për vënien nën kontroll të kërkesave të shuma për azil në shtetin gjerman” tha ai.Deklaratën kreu i diplomacisë gjermane në vendin tonë e beri gjatë mbledhjes së rradhës së Task-Forcës për monitorimin e proçesit të pas liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian. Kryetarja e Task-Forcës, zv/ministrja Gjebrea u bëri apel të gjithë shtetasve shqiptarë që udhëtojnë në zonën Shengen, të respektojnë rregullat e lëvizjes, pasi në të kundërt sanksionet do të jenë të ashpra.“Dëshiroj dhe theksoj të jap një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë, që duhet të zbatojnë rregullat e qëndrimit në hapësirën Shengen. Nëse qytetarët shqiptarë do të shkelin rregullat ato do të bëhen subjekt i largimit apo depërtimit me forcë, veprim i cili shoqërohet gjithmonë me ndalim hyrje nga 1 deri në 5 vjet. Gjithashtu, për një kategori shkeljesh të rregullave të qëndrimit vendet anëtare të BE-së aplikojnë masa administrative, gjoba të cilat shkojnë deri në 3 mijë euro. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit ka forcuar e marrë masat e saj për të parandaluar fenomenin e azil-kërkuesve në vendet e BE-së. Shtetasit të cilëve u është refuzuar azili nga një vend i BE-së dhe kthehen në Shqipëri, kalojnë në një procedurë intervistimi dhe identifikimi me qëllim identifikimin e personave që kanë përvetësuar këtë lloj udhëtimi. Janë hartuar dhe zbatohen rregulla praktike lidhur me udhëtimin e fëmijëve me njërin nga prindërit jashtë Shqipërisë dhe bëhet prokura e noterizuar, që lejon daljen e fëmijës jashtë Shqipërisë”tha ajo.