Jetesa në fshatin Skuraj, banorët: Luftojmë për mbijetesë, pushteti na ka harruar
Ndodhet vetem 300 metra larg nga aksit nacional Burrel-Milot, por mund te cilesohet si zona e harruar e te gjithe qeverive. I perbere nga rreth 300 banore, fshati Skuraj vuan mungesen e infrastrukturës rrugore dhe te ujit, qofte atij ujit vadites apo të pijshëm.Shtepite e ketij fshati te ndertuara shume kohe me pare, sot jane drejt rrenimit perfundimtar pasi mundesite ekonomike te banoreve te zones nuk perballojne dot rikonstruksionin e tyre.E vetmja mundesi punesimi per keta banore eshte blegtoria, nderkohe sot shume prej tyre ankohen edhe per mungesen e ndihmes ekonomike.Ne kohen e monizmit diplomatë te shumte të huaj kanë preferuar për të pushuar në afersi të këtij fshati, që e konceptonin si vend tursitik dhe relaksi, por qe sot ka humbur totalisht kete funksion.I vetmi investim në këtë zone, është ndërtimi para tre vitesh i një ure tip pasarele, e cila lidh banorët e fshatit me rrugën nacionale.