Projekt tre vjeçar për romët, synohet shtimi i të ardhurave nga agro-kultura

Komuniteti rom në Berat do të jetë pjesë e një projekti tre vjeçar, i cili synon të kontribojë në përfshirjen social-ekonomike të kësaj kategorie, për të përmirësuar mënyrën e jetesës.Në fshatin Moravë të këtij rrethi ku është vendosur ky komunitet, eshte prezantuar projekti i finacuar nga Qendra Suedeze për Bashkëpunim, cili zbatohet nga Unioni për Zhvillimin dhe Integrimin Rom në Shqipëri "Amaro –Drom”, që do të fokusuhet me se tepermi në fushën e agri-kulturës.Drejtori Ekzekutiv për Unionin, Zhvillim dhe Integrim të Romëve, Skënder Veliu, u shpreh se projekti do të realizojë ritjen e ndërgjegjësimit në komunitet, shtimin e të ardhurave si dhe përmisimin e aftësive planifikuese dhe menaxhuese të bizneseve.Gjithashtu ky projekt parashikon dhe përmirësimin e lobimit, avokimit dhe rrjetëzim në nivel kombëtar të organizatave rome. Për implementimin e këtij projekti parashikohet bashkëpunim i ngushtë me organet e qeverisjes vendore.