Aksidentohen 4 makina në Tiranë, 3 të plagosur, një prej shoferevë humbi kontrollin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2014, 22:15
Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 22:10 të mbrëmjes së sotme në Spitalin e Fëmijëve në Tiranë, pranë QSUT ku janë përfshirë katër makina.Sipas informacioneve të para dy mjete, një furgon dhe një “ Hummer” janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën, ndërsa dy makinat e tjera të përfshira në aksident kanë qenë të parkuara në anë të rrugës.Policia tha se nga aksidenti janë lënduar tre persona, por që fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e traumës ku po marrin dhe mjekimin e nevojshëm.Si pasojë e aksidentit rruga “Kongresi i Manastirit” mbeti e bllokuar për disa minuta. Sipas hetimeve të para humbja e kontrollit nga njëri prej drejtuesve të mjeteve ka qenë dhe shkaku i këtij aksidenti.