Integrimi dhe shqetësimet e opozitës, Basha sot drejt Brukselit
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha niset sot në Bruksel ku do të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Europiane.Kreu i opozitës do të shfrytëzojë samitin e PPE-ve për lobuar për marrjen në qershor të statusit kandidat për Shqipërinë.Gjithashtu Basha pritet të paraqesë para eurodeputetëve pretendimet e opozitës në lidhje me shkeljet e ligjit dhe Kushtetutës nga ana e Qeverisë, si dhe sulmet e mazhorancës ndaj institucioneve të pavarura.Po kështu një tjetër shqetësim që pritet të ngrihet nga Basha në Bruksel është edhe emërimet dhe shkarkimet në Policinë e Shtetit dhe mosrespektimit nga Qeveria të ligjit konsensual për nënpunësin civil.Dy ditë më parë në mbledhjen e grupit demokrat, Basha ka deklaruar se Shqipëria rrezikon të marrë një tjetër përgjigje negative në muajin qershor për statusin si pasojë e keqqeverisjes.