Korçë, emetimi shekullor i Pullës Postare, ekspozita tërheq filatelistët & koleksionistët
100-vjetori i emetimit të Pullës Postare te Korçes eshte shoqeruar me çeljen e nje ekspozite ku pasqyrohej evoluimi i saj në një shekull. Edhe pse të vogla, ato tregojne dhe paqyrojne kulturën apo historine e nje vendi,ngjarjet politike, shoqërore apo ekonomike të tij,madje pullat konsiderohen edhe si "Ambasadorë" të secilit vend.Por përveç asaj që kumtohet drejtpërdrejt prej motiveve, historia e pullave është edhe historia e teknikave të printimit, e grafikës dhe pasqyrës se historisë së epokave apo periudhave që u takojnë pullat përkatëse.Me interes të veçantë janë jo vetëm për filatelistët dhe koleksionistët, por edhe për studiuesit e historisë apo të artit, edicionet apo seritë speciale të pullave që emetohen për ngjarje të posaçme, përvjetore etj.Pulla e parë postare që ishtë në formën e një vule daton më pesë maj të vitit 1913, disa muaj pas shpalljes së pavarësisë.