Dizenfektimi i zonave problematike, banorët: Rritja e temperaturave kërkon ndërhyrje
Rritja e menjehereshme e temperaturave ne qytetin e Vlores eshte shoqeruar me shqetesimin e banoreve ne zonat te cilesuara si me risk per perhapjen e mushkonjave dhe semundjeve qe shkaktohen nga insektet.Edhe pse ne fillim vjeshten e vitit te kaluar u ngrit nje grup pune me specialistë te Drejtorise se Shendetit Publik dhe kryetareve te Komunave apo Bashkive, serish nuk eshte marre asnje mase per te parandaluar situaten pavaresisht se gjate veres se kaluar u identifikua mushkonja qe perhap malarjen.Alarmi eshte leshuar kohe me pare, duke u lene si detyre Bashkive dhe Komunave te bejne dezinfektimin e kanaleve qe pershkojne Vloren si ne mes te saj ashtu edhe ne periferi, por qe sipas banoreve kjo nuk ka ndodhur.Levizja demografike gjate viteve te fundit eshte shoqeruar edhe me ndertimine mjaft banesave shume prane ketyre kanaleve, te cilat kthehen ne vatra per mushkonjat qofte edhe ato malarike.Rritja e temperaturave dhe rreziku nga semundjet nuk po shqetesojne aspak organet perkatese per nderhyrje, pavaresisht se jemi edhe ne prag te sezonit veror.