Ditë të vështira për shqiptarët, rriten taksat, ja çfarë propozon FMN-ja

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë më shumë taksa duke iu vështirësuar edhe më shumë jetesa.Fondi Monetar Ndërkombëtar së fundmi ka propozuar rritje të mëtejshme të 10 taksave. Marrëveshja e qeverisë me këtë institucion financiar për marrjen e 330.9 milion eurove paralajmëronte një politikë të ashpër fiskale dhe mesa duket kjo po realizohet dita-ditës.Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar nëse qeveria do të ulë defiçitin, mënyra e vetme është zgjerimi i bazës së taksimit, ulja e shpenzimeve dhe rritja e të ardhurave.Taksimi më i lartë parashikohet për automjetet e përdorura me rreth 50 % , duke i rënduar më shumë familjeve të shtresave të mesme pasi ato përdorin më së tepërmi automjete të përdorura.Ndërkohë parashikohet rritje e taksave për shtëpitë, apo nga dhënia me qera e tyre me rreth 12%.Çdo person që do të shesë një shtëpi do të paguajë taksë edhe për vlerën e tokës. Gjithashtu edhe ata qytetarë që do të udhëtojnë jashtë Shqipërisë apo do të blejnë mallra luksi do të detyrohen që ti paguajnë shtetit një taksë.Propozohet gjithashtu që të taksohen edhe ata persona që kanë para në bankë, të cilët do detyrohen të paguajnë një taksë shtesë për fitimin që marrin nga depozitat.FMN propozon gjithashtu që të vendoset taksë edhe për telefonatat hyrëse nga jashtë.Rritja e mëtejshme e taksave do të thotë rënie e mëtejshme e konsumit dhe si pasojë futjen e ekonomisë në një ngërç të mëtejshëm.Nëse qeveria shqiptare do të miratojë këto propozime do të thotë që shumë shqiptarë do ta kenë të vështirë që të përballojnë kostot.