Kriza Rusi-Ukrainë, liderët e BE diskutojnë zgjerim të sanksioneve

Liderët e Bashkimit Europian mblidhen sot në Bruksel për të diskutuar zgjerimin e sanksioneve për Rusinë, ndërsa shefi i OKB-së Ban Ki Moon do të jetë në Moskë sot ku do të takojë presinden Rus Vladimir Putin për të kërkuar zgjidhje diplomatike të Krizës, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, ndërsa të premten do të jetë në Kiev.Liderët BE pritet të zgjerojnë sot sanksionet e tyre, duke përfshirë edhe figura politike dhe ushtarake të afërt me Presidentin rus Vladimir Putin. SHBA-të kanë thënë gjithashtu se është duke shqyrtuar sanksione të mëtejshme .Tensionet janë në rritje në Krime pasi forcat pro-ruse morën dy baza detare, duke mbajtur peng dhe komandantin e marinës urakinase, për të cilin Rusia ka bërë thirrje autoriteteve atje për ta liruar.Ndersa Presidenti ukrainas Turchynov ka deklaruar se nëse komandanti Hayduk dhe " të gjitha pengjet e tjera, ato të të dy ushtarake dhe civile, nuk do të lirohen autoritetet do të ndërmarrin një reagim të shpejtë. Autoritetet në Ukrainë thanë dje se po hartohen plane për të tërhequr ushtarët e saj dhe familjet e tyre nga Krimea.Ndërsa mijëra ushtarë dhe marinarë ukrainas kanë mbeten të bllokuar brenda bazave ushtarake në gadishullin e rrethuar nga forcat pro-ruse.Udhëheqësit perëndimorë kanë denoncuar veprimet e Rusisë në Krime si një shkelje të sovranitetit të Ukrainës dhe një shkelje të ligjit ndërkombëtar .Presidenti Barack Obama përjashtoi përfshirjen ushtarake amerikane në Ukrainë, duke deklaruar një ditë më parë se " nuk është e nevojshmë për të shkaktuar një luftë të vërtetë me Rusinë".