Grabitet kazinoja në qëndër të Korçës, largohet autori

Rreth 1 milionë lekë të vjetra janë grabitur në një prej kazinove në qender të qytetit të Korçës, ndërsa ajo është kryer nën kërcënimin e armës. Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se një person i armatosur dhe i maskuar ka hyrë brenda ambjenteve të saj dhe ka kërkuar nga punonjesit dorëzimin e sasisë së lekëve që dispononin. Ndodhur ne keto kushte askush prej punonjesve nuk ka berë rezistence duke i dhene grabitesit xhiron ditore qe ndodhej ne kasen e kazinosë.Nga informacionet mesohet se autori ka studiuar mire kete kazino,pasi ka vene re se ajo nuk kishte te punesuar roje sigurie, fakt ky qe natyrisht ka lehtesuar synimin e grabitesit. Punonjesit kane deklaruar se autori pasi ka marrë lekët dhe është larguar menjehere nga kazinoja ku per fat te mire nuk pati te lenduar.Policia e mberitur ne vendgjarje ka kryer sekuestrimin e kamerave te sigurise jo vetem te subjektit ne fjale, por edhe të zonës përreth, per te bere te mundur identifikimin e autorit, i cili mund te kete hequr masken kur ka dale ne rrugen kryesore. Policia deri tani ka shoqeruar ne komisariat mbi 10 persona ndersa grabitja eshte kryer ne qender te qytetit të Korçës.