Pelegrinazhi në Shna Ndou, polica e Lezhës: Masa të rrepta për garantimin e rendit

Pelegrinazhi ne kishen e Shna Ndout ne qytetin e Laçit do te shoqerohet nen masa te rrepta nga Drejtoria e policise ne Lezhe. Ne baze te nje plani masash te detajuara eshte bere e ditur se do te kete vemendje maksimale per te garantuar rend dhe siguri publike, por edhe me masa ne drejtim te qarkullimit rrugor.Shefi i ketij sektori ne Drejtorine e policise ne Lezhe, Valentin Florini, ka bere te ditur se per kete qellim ka patur shtim dhe efektiveve qe do te jene ne gadishmeri deri ne qershor, kohe kur edhe perfundon peligrinazhi.Ne ndihme te policise se Kurbinit kane ardhur edhe Forcat e Nderhyrjes se Shpejte nga Shkodra, te cilet jane ne gadishmeri çdo te marte deri me daten 13 qershor, me qellim qe ky pelegrinazh ne kete vend te shenjte te kaloje pa incidente.