Vodhi dhe dhunoi familjen në Sarandë, arrestohet në Lezhë Preng Nikolli

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë. Në pranga ka rënë shtetasi, Preng Nikolli, nga Talja e Lezhës. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Sarandës kishte caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Preng Nikolli, ku ky i fundit i armatosur dhe me maskë ka vjedhur dhe dhunuar anëtarët e një familje në Sarandë. Materialet lidhur me kete rast iu referuan prokurorisë për hetime të mëtejshme.