Franca: Mos numëroni dështimet me statusin, varet nga ju, jo nga BE

Shqiperia mund te marrë pergjigje pozitive persa i perket anetaresimit te saj ne Bashkimin Europian, por i takon asaj te beje hapin e duhur per kete proçes.Keshtu eshte shprehur nga Shkodra, Ambasadorja e Frances, Christine Moro, ndersa ka kerkuar nga klasa politike bashkepunim per luften kunder korrupsionit dhe kriminalitetit dhe jo te kthehen ne faktore te bllokimeve.Lidhur me kerkesat per azil politik, Ambasadorja Moro ka qene e prerë ne përgjigjen e saj, ku u shpreh se ne France nuk do te kete perfitues, pasi Shqiperia eshte ne listen e vendeve te sigurta,ndersa ka kerkuar qe administrata publike te mos jete e varuar nga ndyshimet politike.Ne takimin qe pati me studentet, Ambasadorja e Frances u ndal edhe tek barazia gjinore, apo reforma ne disa fusha jetike per vendin, ndersa mohoi se ne Europe ka qarqe ekstremiste qe flasin kundra Shqiperise.