Shpërthimi në bashkinë e Fushë Krujës, asnjë person i ndaluar apo i identifikuar nga policia

Akt terrorist.Keshtu eshte cilesuar shperthimi ne Bashkine e Fushe Krujes, por qe ende nuk ka asnje te ndaluar apo te identifikuar mbi autoret e ngjarjes.Kjo eshte konfirmuar edhe nga komunikata zyrtare e Drejtorise se Policise se qarkut Durres, ne te cilen behet me dije se hetimet mbi kete ngjarje vijojne, por ende pa asnje emer konkret.Nga shperthimi, i cili ndodhi brenda territorit te Bashkise, u shenuan vetem deme materiale,nderkohe qe e gjithe zona e terorizua serish pasi ky ishte shperthimi i 4-t brenda muajit mars.Administra e ketij pushteti vendor gjate dites se djeshme nuk ka qene ne sherbim te qytetareve, kjo edhe si pasoje e hetimeve qe po kryenin oficeret e policise, apo forcat e speciale te xhenjos.Policia lokale e Fushe Krujes menjehere pas ngjarjes ka kerkuar mbeshtetjen e efektiveve me te specializuar te fushave perkatese dhe ende po punohet per zbardhjen e kesaj ngjarje.