Gjuhëtari Rrokaj sjell botimin e ri: Keqardhje për trajtimin që po i bëhet gjuhës shqipe

Botimi i tretë i "Çështjeve të gjuhës shqipe" padiskutim i duhet gjuhetarëve, akademikëve, por dhe studentëve të gjuhësisë.Kjo jo vetëm për njohje të thelluar të studimeve gjuhësore, por për të kuptuar me qartë atë çka ndodh me gjuhën tonë standade përballë trysnisë së ndryshimeve të kohës, nga toponimet, dialektet dhe përdorimi i fjalavë të huaja për të cilat globalizmi ka dhënë ndikimin e tij.Gjuhëtari dhe akademiku, Shezai Rrokaj, tha se botimi përmbledh një sërë artikujsh, kumtesa e analiza të bëra për shqipen vitet e fundit.E ndërsa Këshilli ndërakademik po diskuton mbi ndryshimet që pëson standardi, një gjuhëtari i dhemb shpirti kur sheh sa sa keq shkruhet shqipja në dokumente, në shkresa të tjera zyrtare apo në media.Por ky nuk do të jetë botimi i fundit i akademikut, i cili ka dhënë dhënë analiza të forta mbi gjuhën dhe autor i tekstit të abetares.Sugjerimi që jep akademiku në këto vorbull të folurish, është që shqiptja standarde ti përgjigjet ndryshimeve, por jo tjetërsimeve.